Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor këtë javë, nga 29 deri më 31 tetor 2025, sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026.

Pushimi vjeshtor u jep nxënësve një periudhë të shkurtër relaksi para vazhdimit të gjysmëvjetorit të parë.


Procesi mësimor do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025, në të gjitha institucionet arsimore të vendit, raporton Telegrafi.

Sipas Ministrisë së Arsimit, gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më 24 dhjetor, ndërsa pushimi dimëror do të zgjasë nga 26 dhjetori deri më 7 janar 2026.

Ky pushim i shkurtër shihet si mundësi për nxënësit dhe mësimdhënësit të rikuperojnë energjitë para periudhës më të ngarkuar të vlerësimeve në fund të gjysmëvjetorit. /Telegrafi/