LAJMI I FUNDIT:

Punoi pandërprerë për 18 orë, vdiq para pacientëve që po i trajtonte (Foto)

Punoi pandërprerë për 18 orë, vdiq para pacientëve që po i trajtonte (Foto)

Zhao Bianxiang që punonte në një spital në Shanxi të Kinës, ka vdekur pas turnit të pandërprerë prej 18 orëve.

Mjekja 43-vjeçare, që shërbente në departamentin e të sëmurëve me probleme në frymëmarrje, nuk kishte pushuar për asnjë moment, duke bërë që ajo të alivanoset para pacientëve, transmeton Telegrafi.

Mjekja Bianxiang

Atë e kanë dërguar me shpejtësi në njësinë emergjente, ku kolegët e saj janë munduar ta shpëtojnë, por pas disa orëve është ndarë nga jeta.


“Gjatë kësaj kohe të vitit, kemi shumë pacientë me probleme në frymëmarrje. Ishte shumë e dhënë pas punës, nuk i la të sëmurët për asnjë moment”, ka thënë një prej mjekeve kujdestare.

Prindërit kur shkuan ta vizitojnë

Prindërit e saj janë ftuar që ta shohin për herë të fundit sa ishte gjallë, pasi organizmi saj më nuk funksiononte dhe mbahej me pajisje ndihmëse. /Telegrafi/