Punimet protetikore fikse nga metal-porcelani apo zirkoni?

Ass.Dr.Sci. Visar Disha,Specialist i Protetikes StomatologjikeSpecialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullavetel. +38344559287
Ndonjëherë fillon me një kafshim të ndonjë ëmbëlsire të fortë, apo me ndonjë dëmtim aksidental të dhëmbit, ose thjesht prishje të dhëmbit, por gjithmonë duket se arrijmë tek një gjë: të kemi nevojë për një kurorë për ta mbrojtur dhëmbin. Shumë pacientë përballen me këtë vendim çdo ditë dhe duhet të zgjedhin nga shumë opsione.
Punimet nga metal porcelani më herët ishin opsioni i vetëm në dispozicion për pacientët që donin të përmirësonin pamjen e dhëmbëve të tyre. Fatmirësisht, stomatologjia moderne sot ju ofron pacientëve një alternativë relativisht të re, punimet protetikore nga zirkoni.
Pse punimet protetikore nga zirkoni janë më të mira se punimet prej metal-porcelani?

Për shkak të mungesës së metalit, zirkoni lejon transmetimin dhe reflektimin e dritës ashtu siç bëjnë dhe dhëmbët tanë natyral.
Kurora nga metal-porcelani nuk lejon që drita të kalojë duke ndikuar negativisht në pamjen estetike. Një çështje tjetër që kemi parë me kurorat metal-porcelan është gjatë kohës kur mishrat e dhëmbëve tërhiqen duke lënë të dukshme vijën e zezë nga skaji i kurorës së metal-porcelanit. Meqë punimet nga zirkoni janë pa metal, ato nuk do të shkaktojnë probleme të tilla.

Gjithashtu, për shkak se zirkoni është aq i fortë, një specialist i protetikës nuk do të duhet ta gërryej aq shumë dhëmbin tuaj, duke e kursyer dhëmbin tuaj.


Kurora nga zirkoni nuk shkakton prishjen e dhëmbit tek i cili vendoset në krahasim me kurorën nga metal porcelani te i cili ky problem mund të vërehet ndonjëherë.
Kurorat nga zirkoni janë rezistente ndaj të nxehtit dhe të ftohtit, gjë që zvogëlon mbindjeshmërinë e dhëmbëve.

Për dallim nga kurorat metal-porcelan, kurorat nga zirkoni nuk dëmtojnë dhëmbët ngjitur për shkak të pjesës së jashtme të tyre që është më e lëmuar.


Opsionet për kurorat e zirkonit përfshijnë:
▪ Zirkonin e plotë “solid”,
▪ Zirkonin me translucencë të lartë (high translucence-HT), dhe
▪ Zirkonin e shtresëzuar.
Zirkoni solid është monolitik dhe është materiali më i fortë në dispozicion. Veçanërisht është i mirë për pacientët me probleme të shtrëngimit të dhëmbëve dhe është më i përshtatshëm për kurorat dhe urat e pasme.
Zirkoni “HT” është bërë nga një material më i fortë se ai i punimeve nga metal-porcelani, dhe ka një tejdukshmëri natyrore dhe estetikë të shkëlqyer. Indikohet të përdoret veçanërisht për kurorat e përparme dhe për urat deri në 3 njësi.
Zirkoni i shtresëzuar është një tjetër material jashtëzakonisht i fortë dhe i përshtatshëm për ura dhe kurora. Nënstruktura e tij është kombinim i zirkonit me porcelan të shtresuar mbi të.
Pacientët që duan dhëmbë artificialë me pamje estetike natyrore iu preferoj të zgjedhin kurora nga zirkoni para atyre nga metal-porcelani.
Ndonëse kurora nga zirkoni është një produkt pak më i shtrenjtë, ia vlen të investoni në të sepse në shëndet nuk duhet të kurseni.
/Telegrafi/













































