Punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, e banuar me shumicë serbe, vazhdojnë të jenë të pezulluara, me vendimin e udhëheqjes lokale të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ura, rekonstruktimin e të cilës po e financon Bashkimi Evropian, ishte paraparë që të hapet për qarkullim të automjeteve me 10 janar të vitit 2017. Pas zhvillimit të ngjarjeve, sikurse ndërtimi i murit mbajtës dhe më pas shembjes së tij, si dhe marrëveshjeve të reja që pasuan, afati për hapjen e urës ishte shtyrë.
Me atë rast, Natalija Apostolova, përfaqësuese speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, pati thënë se hapja e urës do të ndodhë kur projekti për shndërrimin e rrugës “Mbreti Pjetër” në Mitrovicën Veriore të zhvillohet në zonë të këmbësorëve dhe se do t’i përcjellë procedurat që duhet ndjekur.
Por, në muajin prill, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, pas një vargu të incidenteve që kishin ndodhur në hapësirën rreth urës, kishte sjellë vendimin për ndërprerjen e punimeve. Ai pati kërkuar nga organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që të krijojnë ambient të sigurt për qytetarët.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dinka Zhivalj, thotë se projekti i BE-së për revitalizimin e urës kryesore në Mitrovicë që ka nisur në vitin 2016, me vlerë prej vlefshëm 1 milion e 45 mijë euro, në pjesën më të madhe të realizimit është duke përparuar.
“Ky është edhe një rezultat i marrëveshjes në kuadër të dialogut në Bruksel, që parasheh shndërrimin e rrugës ‘Mbreti Pjetër’ në zonë të këmbësorëve. Bashkimi evropian pret që të dy projektet të realizohen së shpejti”, tha Zhivalj.
Adrijana Hoxhiq, shefe e administratës komunale në Komunën e Mitrovicës së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se prioritet i qeverisjes lokale është siguria për të gjithë qytetarët që jetojnë aty. Sipas saj, Komuna ka bërë kërkesë konkrete në Bashkimin Evropian, në EULEX dhe të gjitha institucionet që merren me sigurinë, që të rrisin praninë e forcave të sigurisë në afërsi të urës kryesore, në mënyrë që punimet të vazhdojnë.
“Arsyeja e vetme pse Komuna e Mitrovicës Veriore ka insistuar që të ndërpriten punimet në urën kryesore, është mungesa e sigurisë, si dhe disa incidente që kanë ndodhur në këtë rajon. Është e pakuptueshme që nuk kemi marrë mbështetje konkrete nga ana e institucioneve relevante, kur bëhet fjalë për rritjen e pranisë së të gjitha atyre institucioneve që do të duhej të merren me sigurinë, dhe këtu e kam fjalën për EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e KFOR-it”, tha Hoxhiq.
Zheljko Bojiq, shef i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që situata e sigurisë është e qëndrueshme.
“Në periudhën e fundit, situata e sigurisë është në nivelin e kënaqshëm në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë rajonale të Mitrovicës së Veriut. Në periudhën e fundit kohore nuk kemi pasur raste të regjistruara të ndonjë incidenti të përmasave të mëdha, kështu që situata e sigurisë është në nivelin e kënaqshëm”, tha Bojiq.
Hoxhiq thotë se është e vërtetë që nuk janë evidentuar incidente në periudhën e fundit, por, sipas saj, është fakt që incidente ka pasur gjatë kohës sa zhvilloheshin punimet në urë dhe se ato janë ndërprerë atëherë kur janë ndërprerë edhe punimet.
“Ekziston vërtetë frika se mund të përkeqësohet situata e sigurisë në terren. Për këtë arsye insistohet për rritjen e pranisë së forcave të sigurisë në terren, gjatë punimeve dhe pas tyre, të paktën në fillim, kur ura të bëhet e qarkullueshme, si për këmbësorë ashtu edhe për automjete”, tha Hoxhiq. Ajo shtoi se qeverisja lokale nuk është e interesuar që ta marrë mbi vete përgjegjësinë për incidentet eventuale, në mënyrë që punimet në urë të vazhdojnë me çdo çmim.
Dragoljub Vlajiq, qytetar nga Mitrovica e Veriut, konsideron që ndërprerja e punimeve nuk kontribuon asgjë për të mirë dhe sipas tij, punimet duhet të përfundojnë.
“Unë mendoj se ky është budallallëk i madh. Kjo po ju konvenon atyre, ndërkaq ne po e pësojmë. Ne nuk kemi rrugë, nuk kemi asgjë. Është dashur që fillimisht t’i rregullojnë rrugët, e pastaj të ndërtojnë diçka. Le ta përfundojnë. E çfarë mund të pengojnë me këtë? Se mos kanë penguar ata diçka me këtë politikë të kushtëzimit? Jo, asgjë”, tha Vlajiq.
Në anën tjetër, të gjitha punimet në urë dhe rreth saj, në anën jugore të qytetit, e banuar me shumicën shqiptare, kanë përfunduar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë