LAJMI I FUNDIT:

Punimet në rrugën Skenderaj – Drenas zgjasin deri në vitin tjetër

Punimet në rrugën Skenderaj – Drenas zgjasin deri në vitin tjetër

Punimet për zgjerimin e rrugës me katër korsi, që lidh Skenderajn me Drenas, të cilat rinisën në prill të këtij viti, do të zgjasin deri në vitin 2019.

Pas disa ndërprerjeve të punimeve nga shtatori i vitit 2014, Ministria e Infrastrukturës ka thënë për ‘kallxo’ se punimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet të planifikuar.

“Në zgjerimin e rrugës regjionale R 102, me gjatësi 17 kilometra, aktualisht është duke u punuar në dy segmente Marinë – Tërstenik. Punët janë duke u zhvilluar me intensitet të planifikuar nga kompanitë e kontraktuara dhe menaxherët përgjegjës. Duke shpresuar që nuk do të paraqiten probleme shpronësimi, për të cilat Ministria e Infrastrukturës nuk është përgjegjëse, që do të ngadalësonte dinamikën e punimeve”, ka thënë zyra e MI-së.


Ministria e Pal Lekajt ka thënë se njëri segment do të përfundojë për 180 ditë ndërsa tjetri për 230 ditë punë.

“Segmenti i parë, rreth 3 kilometra e gjysmë, ka filluar në prill të 2018-ës parashihet të përfundoj për 180 ditë pune dhe projekti po zhvillohet sipas planit dinamik. Ndërsa segmenti i dytë, me gjatësi rreth 3 kilometra, i filluar po në muajin prill, parashihet të përfundoj për 230 ditë pune dhe të gjitha punët po kryhen sipas planifikimit”, ka thënë zyra e Lekajt.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori