Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ditën e premte do të realizohet minimi numër 6 i masave shkëmbore në segmentin Kijevë-Dollc.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se do të ketë ndërprerje të trafikut nga ora 15:00.
“Ju njoftojmë që ditën e premte me datën 27.12.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.6 i masave shkëmbore nga ana e djathte e zgjerimit të rrugës.Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/