Punimet në rrugën “Boro Stankovic” në Mitrovicën Veriore janë afër përfundimit.

Kështu ka njoftuar Komuna e Mitrovicës Veriore përmes një njoftimi, shkruan Telegrafi.


“Pamjet në foto, po i paraprijnë përfundimit të punimeve në rrugën Boro Stankovic, duke krijuar kushte të përmirësuara për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se punimet pritet të përfundojnë gjatë javës së ardhshme.

461773184 122181631292140569 8865483795692235421 n Pamje nga punimet

“Me intensifikimin e aktiviteteve ndërtimore, pritet që përfundimi i plotë i punimeve të ndodh javën e ardhshme, duke i sjellë qytetarëve një infrastrukturë moderne dhe funksionale”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/