Punimet në parkun rekreativ “Udha e Gurit” në Vushtrri janë afër përfundimit.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ky park rekreativ do të bëhet një pikë referimi për qytetin e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.


Bëhet e ditur se ky park rekreativ do të ofrojë shëtitore të gjelbëruara, kënd lodrash për më të vegjlit, dy fusha tenisi dhe një fushë multifunksionale për aktivitete sportive e rekreacion.

“Ky projekt është më shumë sesa një park – është një hap për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe krijimin e hapësirave që bashkojnë komunitetin! Së shpejti shihemi te Udha e Gurit”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/