Një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat punojnë në mënyrë jo formale, pasi nuk i kanë nënshkruar kontratat e punës me punëdhënësit, thonë udhëheqës të sindikatës së punëtorëve.
Kontrata nënkupton që punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin ta paraqesë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera, të cilat menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera.
Por, zyrtarë të Qeverisë se Kosovës konsiderojnë se vitin e kaluar ka pasur rritje të punësimit formal.
Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se krahasuar më vitet paraprake,vitin e kaluar ka pasur rritje të punësimit formal.
“Në vitin 2016, ka pasur më shumë se 22 mijë të punësuar të rinj, që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional. Ky numër është trefish më i lartë se në vitin 2014, kur ka pasur vetëm mbi 7500 punëtorë të ri”, ka shkruar Hoti.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se në tregun e punës, konkretisht në sektorin privat, ka numër të madh të të punësuarve, të cilët janë të paregjistruar në institucionet përgjegjëse.
Arifi, në këtë drejtim shpreh shqetësimin, se numri i vogël i inspektorëve po ndikon që mos të evidentohet numri i punëtorëve pa kontrata dhe ndëshkohen kompanitë përkatëse
“Unë them me përgjegjësi, se nëse inspektorët vizitojnë të gjitha kompanitë private të regjistruara në Kosovë, jam i bindur se do të rezultojë një numër jashtëzakonisht i madh i punëtorëve, të cilët nuk kanë kontrata. Punësimi joformal, është shumë shqetësuese për BSPK-në”, thotë Arifi.
Sidoqoftë, gjatë inspektimeve në disa kompani private, vitin e kaluar nga Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë hasur në më shumë se 1100 punëtorë pa kontrata pune
Basri Ibrahimi, kryeinspektor në këtë mekanizëm, tregon për Radion Evropa e Lirë, se në bazë të ligjit, kompanitë që të mbajnë punëtorë pa kontrata pune mund të gjobiten deri në 10 mijë euro.
“Pas inspektimit e ka detyrim të dëshmojë që po e pajisë punëtorin me kontratë pune dhe e paraqet në Administratën Tatimore të Kosovës dhe Trustin e Kursimeve Pensionale. Në qoftë se nuk e legalizon punëtorin, atëherë gjobitet”, thotë Ibrahimi.
Numri i të punësuarve në Kosovë, sipas shifrave zyrtare, llogaritet të jetë 347 mijë persona apo 72 për qind e fuqisë punëtore.
Por, në institucionet që menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale, tatimi mbi të ardhurat ka s’përputhje të shifrave.
Në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, numri i llogarive për vitin e kaluar ka qenë rreth 300 mijë persona.
Kurse, numri i qytetarëve, të cilëve u është paguar tatimi në të ardhurat personale nga paga në Administratën Tatimore të Kosovës, për këtë periudhë ka qenë 272 mijë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje