LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Postës të premtën në grevë një orëshe

Punëtorët e Postës të premtën në grevë një orëshe

Punëtorët e Postës nesër do të mbajnë grevë një orëshe ku sipas njoftimit nga sindikata e këtyre punëtoreve gjatë kësaj kohe do të mbyllen të gjitha zyrat postare në Kosovë.

“Kjo grevë njëorëshe është vetëm hapi ynë i parë sindikal që do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve të PK Sh.A.”, thuhet në njoftimin e sindikatës, përcjell Telegrafi.

Sindikalistët thonë se aktiviteti  nuk do të ndalet deri në realizimin e të gjitha kërkesave.


Pagesa e menjëhershëm e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, si obligim ligjor, për humbjet në Shërbimin Universal Postar.

Zbatimi i strategjisë së dërguar nga Posta e Kosovës në Qeveri, e cila garanton stabilitet afatgjatë financiar për ndërmarrjen tonë.

Posta e Kosovës fajëson Qeverinë për gjendjen financiare
Lexo po ashtu Posta e Kosovës fajëson Qeverinë për gjendjen financiare

Të ndalohet favorizimi i operatorëve privatë  për faktin se shërbimet e njëjta Qeveria mund t’i kryej me ndërmarrjen e vet, Postën e Kosovës, me kualitet më të lartë e me kosto më të ultë.

“Greva organizohet për shkak se punëtorët e Postës ende nuk i kanë marrë pagat si pasojë e mos realizimit të obligimeve të Qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Greva do të mbahet prej orës 13:00 deri në orën 14:00. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori