LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Komunës së Mitrovicës së Jugut kërkojnë paga shtesë, kërcënojnë me grevë dhe mosdalje në zgjedhje

Punëtorët e Komunës së Mitrovicës së Jugut kërkojnë paga shtesë, kërcënojnë me grevë dhe mosdalje në zgjedhje

Sindikata e Pavarur e  të Punësuarve në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka reaguar pas njoftimit nga Qeveria e Kosovës se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.

Sipas tyre, kjo shtesë duhet të ndodhë për të gjithë punëtorët e shërbimit civil, në të kundërtën, sipas tyre, ata do të hyjnë në grevë dhe nuk do të dalin në votime për zgjedhje.

“Sindikata e Pavarur e  të Punësuarve në Komunën e Mitrovicës së Jugut reagon, për lajmin e dhënë nga Qeveria në detyrë që të ndajë paga shtesë vetëm për punëtorët e arsimit e jo edhe për shërbyesit civil, kur dihet që shërbyesit civil kanë punuar prej fillimit të pandemisë pandërprerë dhe se ka një numër shumë të madh të infektuarish nga stafi i shërbyesve civil si dhe orari është më i gjatë 8 (tetë) orë që edhe gjasat janë më të mëdha që të ketë të infektuar në radhët e tyre. Paga shtesë, shërbyeseve civil ju takon edhe në bazë të Programit për Rimëkëmbje të Ekonomisë 2021, ‘Masa 6 – Sigurimi i shtesës mbi pagë për sektorët që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë e që janë të ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të Infektimit me COVID-19’, e që nënkupton se stafi i shërbyesve civil është i ekspozuar rrezikut të infektimit. Sindikata e Pavarur e të punësuarve në Komunën e Mitrovicës, kërkon nga Qeveria në detyrë që të ndajë paga shtesë edhe për shërbyesit civil, në të kundërtën do të hymë në grevë si dhe nuk do të dalim në votime më 14.02.2021”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.


Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), u ka siguruar që do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.

Ndryshe, SBASHK-u kishte kërkuar nga Qeveria ta mbështesë sektorin e arsimit me para shtesë, për shkak të rrezikshmërisë nga coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori