Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektro Kosova”, sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka bërë të ditur se menaxhmenti i KEDS-it nuk po e zbaton marrëveshjen kolektive dhe nuk ka përmbushur kërkesën e kësaj sindikate për rritje të pagave nga 150 euro.
Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur “Elektro Kosova”, Hysni Gashi, tha se do të organizojnë greva nga nesër nëpër distrikte dhe sipas tij, nëse nuk përmbushen kërkesat, do të mbahen forma të protestës së përgjithshme nga shtatori i këtij viti.
Ai tha se kërkon nga menaxhmenti i KEDS-it dhe ZRRE-së që të punojnë ngushtë njëra me tjetrën, të gjejnë zgjidhjen dhe mënyrën e duhur që të zbatohet marrëveshja kolektive duke paguar përvojën e punës prej 0.5 për qind për vit dhe ngritja e pagave të bëhet konform rritjes së kostos.
“Kanë mbetur pa punë rreth 300 punëtorë. Momentalisht kemi probleme për mos zbatim të kontratës kolektive dhe mos realizim të kërkesës sonë për rritje të pagave. Ne kemi vendosur si Kryesi dhe apelojmë nga ZRRE që të ketë parasysh KEDS dhe KESCO për çështjen e punëtorëve. Nëse nuk arrihet marrëveshjet dhe nuk përmbushen kërkesat planifikojmë që në shtator të përgatitemi për një grevë të përgjithshme në nivel vendi nëpër distrikte”, theksoi Gashi.
Ndërsa, në Mitrovicë punëtorët e KEDS-it planifikojnë të mbajnë grevë nesër në distriktin e tyre.
Abdullah Veseli, nënkryetar i Sindikatës dhe kryetar i shoqatës në Mitrovicë, tha se protesta do të mbahet nga ora 8:30 deri 9:30. Ndërsa, Ahmet Hyseni, kryetar i Shoqatës distrikti në Prishtinë, tha se Sindikata e regjionit të Prishtinës, paralajmëron grevë në vendet e punës prej ditës së enjte ose më 2 gusht në Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Drenas.
Fehmi Pajaziti, nënkryetar i Federatës, tha se ish-punëtorët e KEK-ut, tash punëtorë të KEDS-it, nuk kanë pasur rritje të pagave që prej vitit 2008, andaj me mirëkuptim kërkon zbatimin e kërkesave të tyre. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker