Gati 700 mijë qytetarë në moshë pune janë joaktiv (nuk punojnë as nuk kërkojnë punë), nga ta mbi 100 mijë të rinj as nuk punojnë, as nuk janë në shkollë e as në trajnime. Kështu shkalla e jo aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë, rreth 60 për qind.
Përkundër kësaj, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mburret me numrin e llogarive aktive me mbi 400 mijë në Trust për vitin 2023.
Për këtë, opozita dhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri thonë se pushteti po mundohet të mashtrojë qytetarët dhe të krijojë manipulim shifrash. Sipas Shatrit numri real i të punësuarave është 370 mijë, raporton KosovaPress.
Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tremujorin e tretë të vitit 2023 tregojnë se rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë, 1 milion e 180 mijë e 450 banorë janë popullsi në moshë pune, ku persona joaktiv ishin 697 mijë e 191 qytetarë. Derisa persona të punësuar ishin 432 mijë e 40.
“Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë, 59.1 për qind. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar me 75.2 për qind, krahasuar me meshkujt, 42.0 për qind. Të rinjtë që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollimin ose trajnimin janë 103 mijë e 35”, thuhet në raportin e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM3 2023 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Më tej sipas të dhënave zyrtare të ASK-së thuhet se të punësuar në vitin 2022 kanë qenë 403 mijë e 813 qytetarë nga mosha 15-64. Në vitin 2017 kanë qenë të punësuar 357 mijë e 95 qytetarë, ndërsa në vitin 2014 ishin 323 mijë e 508.
Sipas të dhënave zyrtare në Trustit, në vitin 2023 kanë qenë 442 mijë e 383 llogari aktive, më 2022 ishin 428 mijë e 891, në vitin 2017 kanë qenë 352 mijë 849 qytetarë dhe në vitin 2014 ishin 285 mijë e 914 llogari aktive.
Ditë më parë ministri i Financave, Hekuran Murati, shkroi se numri i llogarive aktive në vitin 2023, pra llogarive aktive në Trust, ka qenë 442 mijë e 383, duke shtuar se me këto shifra po demantojnë opozitën.
“Zakonisht e kemi dëgjuar opozitën të kontestojë shifrat e ATK-së dhe ASK-së, me pretendimin që nuk janë të sakta, dhe se numri i llogarive aktive në Trust është indikatori më i mirë. Pa hyrë në diskutime se cili indikator është më i saktë, ja edhe numrat e Trustit, që edhe kësaj radhe demantojnë opozitën. PS. Në vitet 2019 dhe 2021 ka pasur zgjedhje, prandaj edhe numrat e llogarive aktive në Trust mund të jenë më të fryra në këto dy vite meqenëse ka një numër të konsiderueshëm të vëzhguesve e komisionerëve që raportohen si llogari aktive”, thuhet në postimin e Muratit në rrjetin social Facebook.
Për dallim nga pushteti, opozita konsideron se Ministria e Financave ka përdorur statistikat nga situatat kur ka subvencionuar përkohësisht, në të cilat, qytetarët kanë qenë të obliguar që për një periudhë të regjistrohen për t’i marrë subvencionet.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala thotë se kjo ministri po vazhdon të luajë me shifra dhe numra.
“Ministrisë së Financave në këtë relacion, nuk duhet besuar sepse ka luajtur, dhe po vazhdon të luajë me shifra dhe numra në kontinuitet. Të gjitha jo reale, jo parimore dhe shihni tash së fundi po luan edhe me pagat e punëtorëve që vet i ka angazhuar me kontratë në çështjen e regjistrimit të popullatës. Pra, një dikaster i tillë i cili pothuajse në asnjë rast nuk është treguar kredibil dhe i vërtetë, në tërë këtë, përveç çështjes së ndarjes së subvencioneve atëherë është vështirë t’i besohet, dhe vështirë të trajtohen fenomenet e tilla.
Pra, çështja e investimeve kapitale do të hapte vende pune dhe këtë mundësi, fatkeqësisht ne kemi ikje të fuqisë punëtore, kemi shuarje të bizneseve. Kemi jashtëzakonisht situatë shqetësuese të ikjes së ekspertëve…defenitivisht është manipulim, sepse ka përdorur situata që në kohë reale ka subvencionuar përkohësisht, e të gjithë ata kanë qenë të obliguar që për një periudhë të regjistrohen, për t’i marrë subvencionet që qeveria ka ndarë kohë pas kohe”, thotë Shala.
Edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj thotë se kjo qeveri po mundohet t’i mashtrojë qytetarët me statistika jo reale.
“Ministri Murati nuk po e sheh ikjen e qytetareve, nuk po i sheh proceset negative që po ndodhin për këto tre vite e gjysmë dhe mundohet që të bëjë mjegull për qytetarët dhe të jep shifra që nuk janë të argumentuara e analizuara, dhe ajo që jemi mësuar me këtë qeveri, dhe ndoshta një ditë mund të thonë se Kosova është prodhuese edhe e aeroplanëve”, thotë Lekaj.
Edhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri vlerëson se qeveria po manipulon opinionin me shifra. Ai derisa ka shpjeguar numrin e punësimit, tregon numrin real të punësuarve.
“Struktura e aktivitetit ekonomik të popullsisë që përcillet nga ASK tregon që 60 për qind e popullsisë janë jo aktive, duke hyrë moshat deri në 15 vjeç, mosha 65 e mbi. Vetëm 40 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë janë që mund të jenë aktive, dhe në këtë 40 për qind, matet edhe shkalla e punësimit dhe statistikat. Dhe del që rreth 40 për qind e popullsisë, 10 për qind janë të papunë, dhe mbi 400 mijë janë në marrëdhënie pune, por kam hyrë në statistika dhe kam parë strukturën e të punësuarve, këtu janë dy kategori që janë vendosur tashmë si kategori që konsiderohen të punësuar por që nuk vlerësoj se duhet të hyjë në 400, thotë personat e vetëpunësuar ose pa te ardhura personale, që janë rreth 20 mijë njerëz, ata e konsiderojnë ndoshta një amvise që lanë enët në shtëpi, thotë është e punësuar, por ajo pagë nuk merr.
Janë rreth 17 mijë që janë me punë dytësore, kanë një punë primare dhe kanë edhe një pagë dytësore, këta e kanë e mbledh numrin edhe të punësuarve bazik, edhe pagën dytësore, edhe të vete punësuarit pa pagë, dhe i kanë bërë mbi 400 mijë. Këtu është një manipulim, përdoret për të mashtruar opinionin, sepse nuk është ashtu. Numri real i te punësuarave është 370 mijë, kur hekën këto dy kategori”, thotë Shatri.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna konsideron se kjo situatë nga Ministria e Financave nuk ështëpër mburrje.
Sipas tij, krekosja duhet të ndodh kur të ulet në minimumin e mundshëm papunësia.
“Mburrja duhet të vijë kur të ulet në minimumin e mundshëm. Nuk është mburrje nëse thuhet se ka kaq llogari aktive të Trustit, sepse dihet se ka pas shumë të angazhuar në kuptimin e periudhës një muaj ose dy prej ASK-së, të rinj të cilët kanë bërë edhe regjistrimin e popullsisë, që ky nuk është numër real që duhet të krenohen. Duhet të shihet ka është ardhur ky numër i kontribuuesve në Trustin pensionale të Kosovës.
Mirëpo, ne ish dashtë të mburremi me hapjen e vendeve të reja të punës, hapjen e fabrikave, prodhimit. Kjo është kërkesa jonë që gjatë gjithë kohës e kemi adresuar tek qeveria dhe institucionet e vendit që të behet më shumë, të ndihmohet biznesi, në mënyrë që të zgjerohen kapacitetet e biznesit në Kosovë, qoftë prodhuese apo atyre që ofrojnë shërbime, por edhe të thithin investime të huaja, të sjellin investitor që hapin me mijëra vende pune”, thotë Rafuna.
Për këto shifra të prezantuara flasin edhe mazhoranca.
Deputeti nga partia në pushtet, Armend Muja thotë për KosovaPress se jo të gjitha të llogaritë aktive në Trust janë vende të reja të punës. Sipas tij, që nga koha e pandemisë deri në raportin e fundit të ASK janë rreth 100 mijë të cilët janë riaktivizuar në tregun e punës.
“Në Kosovë, në bazë të raportit të fundit të ASK-së janë rreth 690 mijë të cilët janë jo aktiv, kurse ishte një shifër prej 56 mijë që janë të papunë. Shkalla e papunësisë sipas ASK në raportin e fundit ka rënë në 11 për qind, është numër prej 56 mijë që po kërkojnë aktivisht punë, por nuk po gjejnë, kurse numri jo aktiv është aq. Mirëpo, çfarë Ministria e Financave i referohet, dhe besoj që i referohet edhe të dhënave të Trustit, është që sipas ASK, dhe raportin e punësimit, në Kosovë vlerësohet që janë të punësuar mbi 400 mijë dhe aq llogari janë të hapura në Trust.
Tash 440 mijë, duhet rikujtuar që në vitin 2020 kanë qenë të punësuar 346 mijë, që nga koha e pandemisë deri në raportin e fundit të ASK janë rreth 100 mijë të cilët janë riaktivizuar në tregun e punës. Jo të gjitha janë vende të reja të punës, mirëpo disa janë riaktivizim për shkak të impakti që kanë pas të krizës.
Po ashtu kemi të bëjë me të dhëna tjera që lëshon ATK, e bënë një publikim të dhënave se sa është numri i punëtorëve të regjistruar që paguajnë tatim. Tash ASK po thotë 440 mijë punojnë në bazë të surveimit, kurse ATK po thotë që janë 418 mijë të cilët paguajnë tatim, nuk e di a ka kuptim, që mund të jetë reflektim që rreth 20 mijë ende ka nevojë të formalizohen”, thotë Muja.
Ndërsa, nga Administrata Tatimore e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për KosovaPress lidhur numrin e të punësuarve në vitin 2023 dhe ndër vite.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme