Teksa Emiliano Sala po udhëtonte me 21 janar nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells) për t'iu bashkuar klubit të ri, aeroplani i tij u zhduk nga radarët pa ndonjë informacion.

Sa bashku me sulmuesin francez në bord ishte dhe piloti David Ibbotson, zhduka e tyre nga ajo ditë është lajmi kryesor në botën e futbollit.


Kërkimet filluan menjëherë, por u ndaluan nga autoritetet lokale pas pak ditësh pasi sipas tyre lojtari dhe piloti tashmë janë të vdekur dhe lokalizimi aeroplanit ishte shumë i vështirë për të ndodhur.

Por, me insistimin e familjes Sala kërkimet filluan në mënyrë private pasi paraprakisht u mblodhën mbi 300 mijë euro nga donacione të ndryshme, ku nuk munguan edhe ato nga yjet e mëdha të futbollit.

Në krye të kërkimeve ishte eksperti i shpëtimit, David Mearns, i cili ka konfirmuar për Sky News gjetjen e mbetjeve të aeroplanit, por nuk ka dhënë ndonjë informatë tjetër të detajuar për Sala dhe pilotin.

Bathy boat final crop large

"Puna jonë është kryer. Tani ky është një hetim aktiv në duart e AAIB (degë e Departamentit për Transport, të cilët janë përgjegjës për transportin ajrorë në Angli, edhe për disa pjesë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore), ashtu siç jemi pajtuar tani kjo është përgjegjësi e tyre".

"E gjitha ajo që mendoja ishin familjet. Kjo është ajo që ata donin ne të bënim, ia kemi arritur dhe kjo është më e mira që mund të shpresonim, rezultati më i mirë".

"Një moment jashtëzakonisht tragjik dhe i trishtueshëm, por së paku disa nga pyetjet e tyre do të marrin përgjigjeje si pasoj e asaj që ne arritëm sot", ka thënë Mearnes.

DyguWZYWwAAvs3p Sala dhe piloti David Ibbotson (Foto: BBC Sport/Twitter)

"Familja e Emiliano Sala dhe David Ibbotson janë njoftuar nga policia. AAIB do të bëjnë një deklaratë nesër (e hënë). Sonte të gjitha mendimet tona janë me familjet dhe shokët e Emilianos dhe David", ka shkruar Mearnes në Twitter më pas në mënyrë që opinioni të jetë më i informuar sa më mirë. /Telegrafi/

Anija që bëri të mundur gjetjen e mbetjeve të aeroplanit:

telegrafi sport app