LAJMI I FUNDIT:

BE: Puna e gjykatave të komunikohet në mënyrë më proaktive

BE: Puna e gjykatave të komunikohet në mënyrë më proaktive

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) po mban diskutimin lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat.

Shefja e zyrës për shtyp dhe informim publik dhe zëdhënësja e EULEX-it, Loanna Lachana ka thënë se puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë proaktive.

“Kur gjykatat të flasin në gjuhën e tyre, është e vështirë që qytetarët të vijnë afër gjykatave. Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë proaktive…Kur parashkrimi i veprës penale arrihet, gjykata duhet të jetë në pozitë të shpjegojë veprimet që kanë ndërmarrë”, ka thënë ajo.


Më tej, Andrej Bozhinovski, i cili është asistent i doktoratës në Fakultetin Juridik në Zagreb ka prezantuar Këshillin Gjyqësor-Medial të Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se para themelimit të këtij këshilli, gazetarët nuk kanë pasur qasje në gjykata dhe se kanë pasur probleme me zëdhënësit.

“Detyra kryesore e Këshillit të promovojë rrëfimet e verifikuara që vijnë nga gjykatat. Në vitin 2015, në Maqedoni ka qenë skandali i përgjimeve, ka ndërruar lojën se si publiku ka qenë i njoftuar për hetimet e përsipër. Kur rastet nga faza hetuese kanë shkuar në gjykatë, topi ishte te oborri i tyre. Modeli i gjyqësorit është kritikuar shumë. Kemi pasur jo të dhëna informative për mediat. Besimi në gjyqësor ka filluar të zvogëlohet”, tha ai.

Bozhinovski shtoi se këshilli është i përbërë nga gazetarë e gjyqtarë. Ai theksoi se janë mbajtur trajnime se si të shkruhet një komunikatë e qartë më pak se një faqe.

Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë hapje te dialogut mes gjyqtarëve dhe gazetarëve./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori