LAJMI I FUNDIT:

Puna dha rezultat: Lukashenko shpallet personaliteti i vitit në nxitjen e krimit dhe korrupsionit

Puna dha rezultat: Lukashenko shpallet personaliteti i vitit në nxitjen e krimit dhe korrupsionit

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është shpallur personi i vitit. Edhe pse tingëllon si një shaka e pakëndshme, presidenti “i përjetshëm” bjellorus e ka marrë vërtet këtë çmim në kategoritë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në fund të çdo viti, Organizata për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) e shpërblen këtë çmim “simbolik” për njerëzit që kanë kontribuar në “përmirësimin” e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendet gjatë vitit.

Një panel prej gjashtë gazetarësh dhe shkencëtarësh që studiojnë dhe raportojnë mbi korrupsionin vendosi t’i jepte këtë çmim unik presidentit Bjellorusi këtë vit. Ndonëse në konkurs ishin 1167 kandidatë, juria nuk kishte dilema kur ishte fjala për zgjedhjen e fituesit.


“Ky ishte një vit plot korrupsion, por Lukashenko u dallua në turmën e kandidatëve”, tha Drew Sullivan, bashkëthemelues i OCCRP dhe një anëtar i jurisë së këtij viti.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për Alexander Lukashenko, juria mori parasysh aktivitetet e shumta të presidentit bjellorus gjatë vitit. Ndër të tjera, Lukashenko mori çmimin për drejtimin e parave të shtetit për oligarkët e afërt me familjen Lukashenko dhe përgjimin e një avioni pasagjerësh që transportonte një disident bjellorus dhe detyroi një pilot të ulej në Minsk, gjë që shkelte ligjet e aviacionit.

Gjithashtu, Lukashenko është “shpërblyer” për krijimin e një krize në kufirin me Bashkimin Evropian, më saktë me Poloninë, por edhe për dezinformimin për koronavirusin që ka shqiptuar gjatë vitit 2021.

Përveç fituesit të garës së sivjetshme, në finale për këtë çmim “të vlefshëm” ishin edhe katër shtetarë të tjerë. Pas analizës, juria përfshinte në finale të këtij kompeticioni ish-presidentin afgan, Ashraf Ghani, presidentin sirian, Bashar Al-Assad, presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Në vitet e mëparshme, çmimi OCCRP është fituar nga një numër liderësh, duke përfshirë presidentin brazilian, Jair Bolsonar, kryeministrin maltez, Joseph Muscat, udhëheqësin rus, Vladimir Putin dhe në vitin 2015 presidentin malazez, Milo Gjukanoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori