LAJMI I FUNDIT:

Pulisic në qendër të kritikave për veprimin që bëri ndaj peshkut të parrezikshëm

Pulisic në qendër të kritikave për veprimin që bëri ndaj peshkut të parrezikshëm

Chelsea dhe mesfushori i Amerikës, Christian Pulisic e kanë gjetur veten në qendër të një stuhie që përfshin një peshk (goliath).

Të shtunën, një video u bë virale në mediat sociale që tregon 22-vjeçarin të ulur në një anije, duke zhongluar me një top mbi një prej peshqve gjigantë, i cili mbahej në një vijë.

Pulisic, humbi kontrollin e topit dhe ra në ujë, në majë të peshkut, me këtë të fundit që kishte vshtirësi më pastaj.


Amerikani që luajti 43 herë për Chelsean sezonin e kaluar dhe shënoi gjashtë gola, u kritikua nga Blue Planet Society, një grup vullnetar që qëndron pas thirrjeve për ruajtjen e jetës në oqeane.

Në llogarinë e saj në Twitter, ajo postoi: “Abuzimi i një grupi duke  kërcënuar Goliathin për një video në mediat sociale është një nivel i ulët”.

Çfarë është një Goliath (peshku gjigant)?

Goliathi është një peshk i madh që jeton në ujë të kripur që gjendet në ujërat tropikale. Mund të gjendet më së shpeshti në ujërat në brigjet lindore të Amerikave, duke përfshirë Floridën, Bahamas, pjesën më të madhe të Karaibeve dhe bregdetin Brazilian. Më rrallë gjendet në brigjet e Afrikës nga Kongo në Senegali.

Statusi i tij klasifikohet si “i prekshëm” (pa rrezik të ndonjë sulmi), që do të thotë se nuk ka shqetësim të menjëhershëm për të ardhmen e tij.

Sidoqoftë, për shkak të faktit se ata priren të lindin në grumbullime të mëdha dhe të kthehen çdo vit në të njëjtat vende, kjo i bën ata të prekshëm, mirëpo të parrezikshëm për ata që janë afër tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

La Liga
Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Premier League
Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

La Liga
Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

La Liga
Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë

Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë

Ndërkombëtare
KB Bashkimi reagon me komunikatë zyrtare, sqaron incidentin që ndodhi ndaj Pejës

KB Bashkimi reagon me komunikatë zyrtare, sqaron incidentin që ndodhi ndaj Pejës

Sport
Kalo në kategori