Komanda Evropiane e ushtrisë amerikane ka publikuar pamjet e incidentit mbi Detin e Zi, ku përfshihet një dron vëzhgues amerikan dhe një aeroplan luftarak rus që ndodhi disa ditë më parë.
Videoja u deklasifikua dhe u publikua së fundmi, duke treguar momentet kritike të përplasjes në ajër, për të cilën Pentagoni tha se procesi i gjurmimit zgjati 30-40 minuta, transmeton Telegrafi.
Videoja tregon kamerën e dronit MQ-9 Reaper duke u drejtuar mbrapsht drejt bishtit dhe helikës së dronit, i cili është i montuar në pjesën e pasme.
Një aeroplan luftarak rus Sukhoi SU-27 u shfaq më pas duke u afruar. Ndërsa përgjonte dronin amerikan dhe i afrohej atij, gjuajtësi rus i hedh karburant dronit.
Në pjesën e dytë të videos, shihet një aeroplan rus duke kaluar edhe një herë pranë dronit, duke u afruar dhe duke hedhur sërish karburant.
Pamjet më pas ndërpriten për pak sekonda derisa aeroplani luftarak rus përplaset me MQ-9 Reaper, e kur rikthehen pamjet, mund të shihet helika e dronit, këtë herë e dëmtuar nga përplasja.
Kjo situatë e krijuar detyroi operatorin e dronit amerikan që ta rrëzojë në Detin e Zi. Në anën tjetër, Rusia mohon se kishte pasur përplasje, e amerikanët theksuan se operatorët nga distanca kanë shlyer softuerin e dronit, me qëllim që materiale e fshehta të mos binin në duart e rusëve. /Telegrafi/
BREAKING: New video of U.S. drone incident with Russian jet.
US Air Force has just released video said to show Russian jet intercepting a US drone and dumping fuel in it's path over the Black Sea.https://t.co/PAiZ4D1jU3
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/bRl8DBk2XN
— Sky News (@SkyNews) March 16, 2023