LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një video të rrallë nga viti 1993, ku shihet komandanti legjendar Adem Jashari.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lladrovci bëri të ditur se kjo video është realizuar gjatë një vizite për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca.

“Është incizim i mesit të janarit 1993. Ato ditë sapo kisha dalë nga spitali në Tiranë, ku u trajtova pas torturave nga okupatori serb. Në atë kohë, më kishin përcjellë Hashimi, Kadriu dhe Naiti”, ka shkruar Lladrovci.


Në videoincizim, gjatë ngushëllimeve për aktorin e madh Ndrekë Luca, vërehen Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana, Ismet Rashiti, Xun Çeta, Xhemail Fetahaj, Mal Lokaj, Bekim Lumi, Sadri Murtezaj, Ragip Grabovci, Qerim Shkreli dhe të tjerë.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj mikut të tij, Gëzim Avdimetaj, i cili ia ka dërguar këtë video unike.

“E falënderoj nga zemra mikun tim Gëzim Avdimetajn, i cili ma dërgoi këtë video me rastin e ngushëllimeve te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca, i cili aq shumë e deshti Kosovën”, shkroi Lladrovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori