Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli janë dy banorët më të rinj në Big Brother VIP Kosova 2.

Dyshja e njohur kanë sjell një energji të re në shtëpi, gjersa kanë filluar të pëlqehen nga publiku.


Ndërkohë, ditën e sotme (e enjte) është publikuar një këngë e re e Ardit e titulluar “Pa ty”.

Screenshot 4 12 Foto: Screenshot/YouTube

Duket se këtë projekt e ka përgatitur pak më parë, por që është lënë të lansohet pas hyrjes në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Uki, Ardi dhe Blerim Haziri, e ky i fundit u kujdes edhe për producimin.

Screenshot 5 14 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja nga ana tjetër u kompletua nga Time Pictures.

Pritet që projekti të pëlqehet nga fansat, marrë parasysh edhe popullaritetin që tani kanë, pas futjes në BBVK. /Telegrafi/