EC Ma Ndryshe, ka publikuar raportin e monitorimit të sektorit të mjedisit për shtatë komunat e mëdha: Prizren, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë dhe Gjakovë për vitin 2021, duke gjetur mangësitë aktuale në sektorët e mjedisit në këto komuna, që kërkojnë vëmendje më të shtuar nga autoritetet përgjegjëse.
Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se metodologjia e ndjekur nga EC Ma Ndryshe për përpilimin e këtyre raporteve ka marr në konsideratë 12 akte ligjore dhe nënligjore që adresojnë aspekte të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit.
“Gjetjet e këtyre raporteve pasqyrojnë gjendjen reale në sektorët e mjedisit, bashkë me mundësitë për të ngritur dhe përmirësuar çështjet mjedisore në këto komuna. Mungesa e sektorit për mjedis në komunën e Gjilanit, së bashku me burimet e pamjaftueshme njerëzore dhe financiare të cilat paraqiten në komunat e monitoruara po reflektohet edhe në gjendjen aktuale mjedisore”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur përmes njoftimit, shkalla e hartimit dhe zbatimit të politikave lokale për planifikimin dhe menaxhimin mjedisor mbetet problematik, për faktin se nuk ka organizim të mirëfilltë në këtë aspekt.
“Rrjedha aktuale e hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit dhe menaxhimit të mjedisit, projekteve dhe masave për mbrojtjen e mjedisit në 7 komunat aktualisht e bën të vështirë matjen e efikasitetit të këtyre veprimeve në përmirësimin e gjendjes mjedisore”.
Po ashtu niveli i inspektimit si dhe hartimi i raporteve përkatëse lidhur me zbatimin e kornizës ligjore të mbrojtjes së mjedisit dhe të zbatimit të strategjive mjedisore mbeten të paqarta për shkak të mos shpalosjes së të dhënave në këtë drejtim, derisa është pranuar se në tregues të caktuar nuk ka as monitorim.
“Në shumicën e komunave ende nuk ka sistem të menaxhimit të të dhënave mjedisore, për shkak të mungesës së resurseve teknike dhe njerëzore për krijimin, grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave mjedisore. Por vlen të theksohet se kanë raporte të rregullta vjetore të cilat përditësohen në mënyrë periodike.
Bashkëpunimi ndërinstitucional në hartimin e politikave publike vlerësohet të jetë i pamjaftueshëm, derisa bashkëpunimi me shoqërinë civile në hartimin e politikave lokale vlerësohet kryesisht si i mjaftueshëm, derisa pjesëmarrja publike është vlerësuar në përgjithësi si jo e mirë”, bëhet e ditur në njoftim.
Sa i përket lejeve mjedisore siç thuhet në njoftim, komunat duhet të shtojnë kujdesin edhe për raportim më efikas të lëshimit të tyre, kjo pasi për disa prej tyre në këtë pjesë dhe per licencat mjedisore nuk ka pas përgjigje.
Në fund të raportit janë adresuar edhe disa rekomandime.
“Të shqyrtohen mundësitë për shtimin e punonjësve profesionistë dhe të organizohen trajnime për punonjësit e këtyre sektorëve/drejtorive rreth kornizës ligjore dhe rreth çështjeve mjedisore, të përmirësohet hartimi dhe zbatimi i dokumenteve të planifikimit dhe menaxhimit të mjedisit, të përditësohen planet e nivelit lokal për menaxhim mjedisor së bashku me raportim dhe zbatim të tyre dhe të avancohet bashkëpunimi me nivelin qendror dhe OJQ në shumë aspekte të çështjeve mjedisore. Përfillja e këtyre rekomandimeve, do të na dërgonte drejt përmirësimeve dhe plotësimeve në proceset e planifikimit dhe menaxhimit mjedisor, drejt arritjes së rezultateve më të qëndrueshme në sektorët e mjedisit dhe mbrojtjen e resurseve natyrore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Drejtori i Doganës tregon se cila është zona më e nxehtë e kontrabandës në Kosovë

Bëhu me pronë në bregdet

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar