LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet të cilat tregojnë momentin e largimit të presidentit afgan – përshëndetet me sigurimin dhe bashkëpunëtorët

Publikohen pamjet të cilat tregojnë momentin e largimit të presidentit afgan – përshëndetet me sigurimin dhe bashkëpunëtorët

Fati i Afganistanit tani është në duart e talibanëve dhe Al Qaedas, pasi që presidenti Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe është nisur drejt Taxhikistanit.

Madje raportohet se ai tashmë ka dhënë dorëheqje, kurse talibanët pritet që në këtë post ta emërojnë liderin e tyre, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi pasi talibanët morën nën kontroll Kabulin, e diplomatët dhe punonjësit e ambasadave perëndimore janë evakuuar me helikopterë dhe mjetet të blinduara.


Kështu pas më shumë se 20 viteve, Afganistani mbetet sërish në duart e talibanëve dhe pasardhësi të Al Qaedas.

E pamje amatore shfaqin presidentin afgan duke u larguar nga Kabuli – megjithatë pamjet ende nuk janë konfirmuar nëse kanë të bëjnë pikërisht me ngjarjen e sotme, apo ishin realizuar më herët në ndonjë ngjarje.

Për dallim pre herëve tjera që shfaqej me veshjen tradicionale afgane, Ghani kësaj radhe mbante syze dielli dhe maskë në fytyrë – derisa rrobat afgane i kishte zëvendësuar me një kostum me ngjyrë të zezë – duke u përshëndetur pjesëtarët e sigurimit si dhe bashkëpunëtorët që e prisnin pranë aeroplanit.

Para se të futej në aeroplan, nga shkallët për herë të fundit përshëndeti të gjithë dhe u nis për në Taxhikistan, ku nga atje pritet të ketë një paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori