Një video rrëqethëse kapi momentin kur një banor i Chicagos u grabit me armë nga një grup banditësh të maskuar përpara shtëpisë së tij, ndërsa brenda duke fjetur ishin gruaja, fëmijët dhe të afërmit e tjerë.
Victor Galena Sr ishte duke shkuar për në punë në lagjen Hermosa të qytetit Windy, kur ai dhe dy shokët u kapën nga një grup hajdutësh të veshur me maska të zeza, raporton nypost.
“Ata filluan t’i drejtonin një armë babait tim dhe [njërit prej shokëve të tij] që ishte këtu lart në ato shkallë”, tha djali i viktimës, Victor Galena Jr.
Grupi kishte numëruar paratë që kishin planifikuar të shpenzonin për mjete ndërtimi kur u sulmuan nga banditët.
Nga frika se burrat mund të përpiqeshin të hynin në shtëpinë e tij, babai qëndroi në derë.
Policia tha se i njëjti grup hajdutësh më vonë kreu të njëjtin krim kundër të paktën dhjetë personave të tjerë – pjesë e një vargu grabitjesh në të cilat ata synojnë banorët që largohen ose mbërrijnë në vendin e punës së tyre.
Ata gjithashtu kanë qenë të lidhur me të paktën 36 grabitje të tjera dhe grabitje veturash. /Telegrafi/