Janë zbuluar fotografitë e reja të kamerave të sigurisë, që tregojnë "skuadrën vrasëse" në ditën kur gazetari Jamal Khashoggi u vra.

Në fotografi shihet ekipi prej 15 burrave duke lëvizur nëpër aeroportin Ataturk të Stambollit, para se gazetari të vritej në konsullatën e Arabisë Saudite, transmeton Telegrafi.


2 70

Ata gjithashtu shihen duke hyrë dhe larguar nga ndërtesa, për të vazhduar rrugën drejt aeroportit pasi ishte vrarë Khashoggi.

3 58

Në një fotografi shfaqet zyrtari i inteligjencës saudite Maher Abdulaziz M. Mutreb i veshur me kostum duke kaluar në aeroport.

4 44

Mutreb është pjesë e ekipit të sigurisë së Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman. Ndërkaq në një tjetër imazh, shihet Mustafa al-Madani duke hyrë në ndërtesën e konsullatës në Stamboll.

5 34

Muajin e kaluar ishte raportuar se zëri i tij ishte regjistruar, ku pretendohet se dëgjohet brenda konsullatës duke thënë: "është e frikshme të veshësh rrobat e një burri të cilin e kemi vrarë 20 minuta më parë". /Telegrafi/

6 27

7 22

8 17

9 16

10 11

11 11

12 8

13 6