LAJMI I FUNDIT:

Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Forcat Ajrore të SHBA publikuan fotografi të reja të B-21 Raider, një bombardues i pakapshëm për radarët i armatosur me armë bërthamore që aktualisht po testohet.

Fotot e reja tregojnë B-21 duke kryer teste, duke përfshirë testet e fluturimit, si dhe një pamje të rrallë ballore të aeroplanit të ri të ruajtur nën një hangar në bazën Erdwards të Forcave Ajrore në Kaliforni, transmeton Telegrafi.


Aeroplani, i cili do të zëvendësojë bombarduesit B-1 dhe B-2 në mesin e viteve 2020, është në rrugën e duhur për të përmbushur afatin kohor të lansimit, sipas ndihmës-Sekretarit të Forcave Ajrore për Përvetësimin, Andrew Hunter, i cili i tha Kongresit këtë muaj që programi i testimit “po vazhdon mirë”.

“Po bën atë që programet e testimit të fluturimit janë krijuar për të bërë, gjë që po na ndihmon të mësojmë për karakteristikat unike të kësaj platforme, por në një mënyrë shumë efektive”, tha Hunter.

Sipas një njoftimi për shtyp të Forcave Ajrore, B-21 do të jetë një bombardues i pakapshëm nga radarët me rreze të gjatë dhe “të i mbijetueshëm” që do të “luaj një rol të madh në mbështetjen e objektivave të sigurisë kombëtare dhe sigurimin e aleatëve dhe partnerëve të SHBA në të gjithë globin”.

Forcat Ajrore bashkëpunuan me Northrop Grumman për të ndërtuar aeroplanin, me synimin për të prodhuar një minimum prej 100 aeroplanësh gjatë afatit kohor të lansimit gjatë mesit të viteve 2020.

Zyra e Kapaciteteve të Shpejtë të Forcave Ajrore (AFRCO), e cila po menaxhon programin e blerjes për B-21, tha në njoftimin se aeroplanët testues janë ndërtuar që të jenë sa më “përfaqësues të prodhimit”, një shkëputje nga qasja tipike e prototipit që do të lejojë që Forcat Ajrore të përmbushin më shpejt afatin kohor të prodhimit.

B-21 pritet të hyjë në shërbim në bazën e Forcave Ajrore Ellsworth, Dakota e Jugut, e cila është planifikuar si baza e parë kryesore operative për aeroplanin e ri dhe do të shërbejë si vendndodhja e Njësisë së Trajnimit Formal.

Baza e Forcave Ajrore Whiteman, Misuri dhe Baza e Forcave Ajrore Dyess, Teksas, janë destinacionet e preferuara për të marrë B-21-të e mbetura pasi ato bëhen të disponueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Kalo në kategori