LAJMI I FUNDIT:

Publikohen foto të autorit të sulmit në Magdeburg të Gjermanisë

Publikohen foto të autorit të sulmit në Magdeburg të Gjermanisë

Autori i dyshuar i një përplasjeje vdekjeprurëse në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut është një refugjat saudit 50-vjeçar nga një familje shiite që e deklaroi veten ateist dhe “anti-islam”.

Taleb Jawad al-Abdulmohsen jetonte në Gjermani që nga viti 2006 dhe ushtronte praktikën si psikiatër në qytetin e Bernburgut, afër Magdeburgut.

Ai nuk kishte lidhje të njohura me xhihadistët.


Abdulmohsen u arrestua në veturën e përdorur për sulmin dhe dyshohet se ka përplasur qëllimisht turmën, duke vrarë pesë dhe duke plagosur më shumë se 200.

Bëhet e ditur se përplasja erdhi tetë vjet pas një sulmi të ngjashëm në një treg Krishtlindjesh në Berlin që vrau 13 njerëz.

Në rrjete sociale, Abdulmohsen e portretizoi veten si një viktimë e persekutimit që kishte hequr dorë nga islami dhe kishte dënuar atë që ai tha se ishte islamizimi i Gjermanisë.

Ai vinte nga një familje shiite në fshatin Hofuf në provincën me shumicë shiite të al-Ahsa, në lindje të Arabisë Saudite, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ai mbërriti në Gjermani në vitin 2006 dhe iu dha statusi i refugjatit 10 vjet më vonë, sipas mediave gjermane dhe një aktivisti saudit.

Abdulmohsen jetoi dhe punoi në rajonin e Saksoni-Anhalt, kryeqyteti i të cilit Magdeburg është 130 kilometra në perëndim të Berlinit.

Në një intervistë me gazetën gjermane Frankfurter Rundschau disa vite më parë, ai tha se ishte kërcënuar me vdekje për apostazi.

Në një intervistë të pabotuar me AFP nga viti 2022, Abdulmohsen e prezantoi veten si “një ateist saudit” dhe tha se të rinjtë sauditë jo vetëm që po ikin nga qeveria, por “po ikin nga islami”.

“Edukata e rreptë islame është shkaku i të gjitha problemeve të myslimanëve, veçanërisht grave”, tha ai.

Disa media kanë raportuar lidhje mes Abdulmohsen dhe të djathtës ekstreme në Gjermani.

Ai ishte i njohur në diasporën saudite në vend dhe ndihmonte azilkërkuesit, veçanërisht gratë.

“Ai është një person me një ndjenjë të ekzagjeruar të rëndësisë së vetvetes”, tha Taha Al-Hajji, drejtor ligjor i Organizatës Evropiane Saudite për të Drejtat e Njeriut me qendër në Berlin.

“Ky definitivisht nuk është një sulm i motivuar nga islamistët”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori