Publikohen formacionet zyrtare të takimit: Southampton - Chelsea

Southamptoni është nikoqir i Chelseat për takimin që luhet në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në ora 13:30 në stadiumin 'St. Mary's Stadium'.
Për këtë sfidë, Southamptoni do të jetë pa Theo Walcottin, Smallbone, Obafemin dhe Kyle Walker-Peters, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Thomas Tuchel nuk mund të llogaris në Thiago Silvan që po ashtu ende nuk është i gatshëm.
Formacioni startues i Southamptonit: McCarthy, Djenepo, Bednarek, Salisu, Vesterngaard Bertrand, Romeu, Ward-Prowse, Minamino, Redmond, Ings.
Formacioni startues i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Rudiger, Zouma, James, Kovacic, Kante, Alonso, Mount, Abraham, Werner. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































