Të shtunën e 18 qershorit, 22 mijë nxënës të klasave të 12-ta në nivel vendi do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës.
Organizata ETEA njofton se është duke përcjellë me vëmendje komunikimet mes nxënësve lidhur me Provimin e Maturës dhe konstaton se gjendja është tejet alarmante.
Sipas dëshmive të siguruara nga kjo organizatë, maturantët janë duke bërë përgatitje për të kopjuar në teste.
Sipas ETEA-s, në këto dëshmi flitet për përfshirjen e mësimdhënësve në grupet e rrjeteve sociale të hapura për qëllime të kopjimit.
Po ashtu, thuhet se flitet për përfshirjen e studentëve dhe familjarëve në grupet në fjalë.
“Në këto komunikime vërehen edhe diskutime ku kërkohen këto shërbime duke premtuar pagesa. Nga komunikimet kuptohet se ka student të cilët ofrojnë ndihmë për kopjim në këmbim të votave për Zgjedhjet Studentore në Universitet”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, thuhet se ajo që bije më shumë në sy e që dallon nga grupet e formuara nga semi-maturantët me qëllim të kopjimit në Testin e Arritshmërisë, ka të bëjë me rregullat dhe metodat e sofistikuara që maturantët aplikojnë për të pamundësuar identifikimin e tyre në këto grupe.
“Emrat e grupeve të rrjeteve sociale ndryshojnë vazhdimisht. Kushdo që përfshihet në këto grupe, për të qëndruar aty obligohet ta mbajë foton e profilit dhe emrin dhe mbiemrin ta zëvendësojë me iniciale, përndryshe përjashtohet nga grupet në kohë rekorde. Administratorët e grupeve në fjalë duket të jenë të ashpër përmes paralajmërimeve dhe kërcënimeve ndaj kujtdo që identifikohet se ka shpërndarë informacion për ekzistimin dhe funksionimin e këtyre grupeve”.
Organizata ETEA përshëndet vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të përfshirë ekspertë të kibernetikës në grupet punuese të Këshillit Shtetëror të Maturës, të cilin vendim e aplikoi edhe në pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë.
Por, bazuar në deklaratën e publikuar nga MASHTI më datë 17.06.2022 për mbarëvajtjen e pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë, ETEA konstaton se përfshirja e ekspertëve të kibernetikës në këto grupe punuese nuk është e mjaftueshme për të mos thënë se është krejtësisht e pavërejtëshme.
“Kjo pasi grupet e semi-maturantëve për qëllime të kopjimit, me anëtarësi deri në 5 mijë persona, kanë qenë aktive ngjashëm sikurse në pjesën e parë të Testit të Arritshmërisë dhe komunikimi ka qenë në dinamikë kulminante gjatë kohës së zhvillimit të testit në fjalë”.
Organizata ETEA mes tjerash bën thirrje ndaj ministrisë si dhe Drejtorive Komunale të Arsimit në nivel vendi, që ta marrin me seriozitet të shtuar këtë situatë.
ETEA rekomandon që të konsiderohen me urgjencë masa rigoroze për parandalimin e fenomeneve të tilla për të parandaluar degradimin e mëtejmë të sistemit arsimor, si vijon, por pa u kufizuar:
- Të shqyrtohet mundësia e përfshirjes së bllokuesve të valëve në Qendrat e Testimit përgjatë kohës së zhvillimit të testeve;
- Të pajisen komisionerët/et dhe administruesit/et e testeve me detektorë për zbulimin e pajisjeve elektronike;
- Të rimendohet organizimi i grupeve punuese duke përfshirë sa më shumë zyrtarë dhe njohës të krimeve kibernetike të cilët duhet të angazhohen maksimalisht duke u qasur në këto grupe për të siguruar informacion në kohë reale në mënyrë që të identifikohen të gjithë ata/o që mundësojnë, inkurajojnë dhe njëherësh aplikojnë të tilla metoda mashtruese.
Në të kundërt, ETEA konsideron se është më e arsyeshme të pezullohet organizimi i testeve kombëtare për klasat e 9-ta dhe 12-ta derisa te krijohen kushtet për testim të drejtë, korrekt dhe trajtim të barabartë të fëmijëve – se sa të vazhdohet në këtë mënyrë vit pas viti.
“Pasi kjo, para se gjithash, është e dëmshme për vet nxënësit/et e Kosovës të cilët, tani e disa vite vazhdojnë të prijnë në kontinentin evropian për analfabetizëm funksional”, përfundon komunikata.
Ndryshe, ditë më parë rreth 24 mijë nxënës të cilët kanë përfunduar klasën e nëntë iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë.
Në media u raportua se edhe kësaj radhe testet me përgjigjet e sakta u shpërndanë në rrjete sociale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Politika shihet si fajtore për zvarritjen e procesit për çështjen e të pagjeturve

Dëshmitari në gjyqin kundër Slavisha Filiq: Rrëmbimi i dr. Hafir Shalës ishte i planifikuar

Mickoski: Nuk mund të flasim në RMV për intelegjencë artificiale kur ende nuk ka kushte bazike, kredia hungareze është nevojë për komunat

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?