Kampionati holandez ka bërë një mbyllje spektakolare këtë të diel, ku PSV është shpallur kampione vetëm në javën e fundit të kampionatit.

Një gafë në ndeshjen e fundit i ka kushtuar Ajax-it një sezon të tërë.


Ditën e diel ata luajtën ndaj De Graafschap, e cila e kishte prerë biletën për një kategori më poshtë, por ka arritur të marrë një barazim 1-1 ndaj Ajax-it, duke i hequr atyre kampionatin nga duart, transmeton TopChannel.

Deri para kësaj jave dy ekipet, Ajax dhe PSV ishin në kuotë të barabartë pikësh, por java e fundit rezultoi vendimtare.

PSV fitoi në tranfertë 1-3 ndaj Zwolle dhe pas përfundimit 1-1 të Ajax-it, ata u shpallën kampion për herë të 23-të.

telegrafi sport app