LAJMI I FUNDIT:

PSP e pakënaqur me vendimet e Gjykatës, përgatit ankesa

PSP e pakënaqur me vendimet e Gjykatës, përgatit ankesa

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka reaguar ndaj vendimeve të Gjykatës Themelore për kërkesat e tyre për paraburgim ndaj disa funksionarëve në vend. Nga PSP thonë se do të ankohen për vendimet që mos shqiptohet asnjë masë paraburgimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata deri tani ka refuzuar tetë kërkesa për paraburgim nga gjithsej 18 të parashtruara nga ana e PSP-së. Ata akoma nuk janë deklaruar për rastet më të mëdha, në të cilat akuzohet kreu i OBRM-PDUKM-së dhe funksionarë tjerë nga kjo parti.

Gjykata në vend të masës së paraburgimit ka shqiptuar masën e përkujdesjes “marrje e pasaportës”.


Afati për ankesë nga ana e PSP-së pas shpalljes së vendimit është tre ditë./Telegrafi/