PSG synon fitore ndaj Lorient për ta kthyer pozitën e parë, formacionet zyrtare

Lorient dhe Paris Saint-Germain kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 22-të në Ligue 1.
Parisienët janë mysafir i Lorientit në ndeshjen e cila është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në ‘Stade du Moustoir’.
Ekipi i Mauricio Pochettinos vjen nga një seri pozitive me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për të rikthyer pozitën e parë të marrë nga Lyoni.
Në anën tjetër, vendasit kanë marrë një fitore në ndeshjen e fundit dhe synojnë rezultat pozitiv për t’i ikur fundit të tabelës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë pa shumë befasi në formacionet zyrtare.
Lorient: Dreyer; Mendes, Morel, Laporte, Gravillon, Hergault; Le Fee, Abergel, Monconduit, Lauriente; GrbicPSG: Sergio Rico; Florenzi, Kehrer, Kimpembe, Kurzawa; Paredes, Danilo; Di Maraa, Neymar, Mbappe; Icardi./Telegrafi/






















































