PSG nënshtron Marseille dhe krijon diferencë prej 19 pikësh në Ligue 1

PSG ka marr fitore ndaj Marseilles në derbin francez me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 26-të Ligue 1.
Liderët dhe kampionët aktual e nisën ndeshjen më mirë, duke rrezikuar në start me Nuno Mendes, por portieri bëri pritje të madhe.
Në minutën e 17-të u zhbllokua ndeshja, kur Ousmane Dembele shënoi për 1-0.
Pak pa u mbullur pjesa e parë në skenë doli Mendes që shënoi pas asistimit të Fabian Ruiz për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Marseille hapi ndeshjen, me golin e Amine Gouri për 2-1.
Por dilemat e fituesit u mbyllën në minutën e 76-të, kur Pol Lirola shënoi në portën e tij për 3-1.
PSG pas kësaj fitoreje ka 68 pikë, me 21 fitore dhe pesë barazime, pa asnjë humbje, duke krijuar avantazh prej 19 pikësh pikërisht ndaj Marseilles që është e dyta me 49 pikë. /Telegrafi/



















































