PSG ndalet me barazim në udhëtim nga Auxerre

Paris Saint-Germaini ka luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim ndaj Auxerre në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit francez. Kërcënimi i parë serioz nga PSG-ja erdhi në minutën e 18-të kur gjuajtja me kokë e Goncalo Ramos u prit me shumë mund nga portieri Donovan Leon. Në minutën e 28-të, PSG-së iu anulua një gol i shënuar nga Fabian Ruiz për shkak të pozicionit jashtë loje. Sa i përket pjesës së dytë të takimit, Ramos pati sërish një rast ideal në minutën e 49-të por Leon bëri një tjetër super pritje.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi i PSG-së në kampionat pas atij ndaj Nantes javën e kaluar, po ashtu me rezultat 0-0. Pas javës së 14-të, PSG-ja vazhdon si lider me 34 pikë të grumbulluara, tetë më shumë se Marseille në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































