PSG ka shënuar fitore si mysafir ndaj Dunkerque me rezultat 4-2, duke kaluar në finale të Kupës së Francës. 

Klubi i kategorisë së dytë e nisi fuqishëm ndeshjen duke shënuar dy herë në fillim dhe duke e shokuar skuadrën e Luis Enriques. 


Vincent Sasso dhe Muhannad Al Saad shënuan golat për Dunkerque, duke i dhënë një avantazh të madh. 

PSG u kthye në lojë në fundin e pjesës së parë, me Achraf Hakimi që asistoi te Ousmane Dembele që shënoi për 2-1. 

Me të filluar pjesa e dytë, PSG barazoi shifrat me Marquinhos që shënoi për 2-2. 

Nuk vonoi shumë, parisienët morën epërsinë, me Bradley Barcolan që asistoi te Desire Doue, që shënoi për 3-2. 

Në kohën shtesë, Dembele shënoi edhe njëherë për 4-2, për t’i siguruar fitoren.  

PSG me këtë fitore shkon në finale ku pret fituesin e çiftit Cannes – Reims. /Telegrafi/   

telegrafi sport app