PSG-ja vazhdon avazin e fitoreve në kampionat, mposht edhe Le Havren
Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Le Havre në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit francez.
PSG-ja kaloi në epërsi në minutën e tetë përmes Desire Doue i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga Bradley Barcola.
Në minutën e 22-të Goncalo Ramos pati një rast ideal për të dyfishuar shifrat, por atij iu mohua goli nga portieri mysafir.
Doue kishte mundësinë për të shënuar golin e dytë në minutën e 37-të, por ishte sërish portieri kundërshtar që nuk lejoi të mposhtej.
Kjo mori fund në minutën e 50-të kur Goncalo Ramos e mposhti atë për të çuar shifrat në 2-0.
E tëra çfarë mund të bënin mysafirët ishte një gol i shënuar nga Issa Soumare me kokë në minutën e 61-të për rezultatin 2-1.
Kjo ndeshje nuk pati ndonjë rëndësi të veçantë për PSG-në, pasi javë më parë ata e siguruan titullin kampion për këtë sezon./Telegrafi/































