PSG e Ibras fundos Anderlechtin

Gjysma e parë foli për supersulmuesin Zlatan Ibrahimovic, i cili realizoi het-trik (17’, 22’ dhe 36’).
Në fillim të pjesës së dytë, Edinson Cavani u regjistrua në listën e golashënuesve (52’), derisa Ibrahimovic nuk ngopej së shënuari (62’).
Në takimin tjetër të Grupit C, Benfica dhe Olympiakosi kanë luajtur baras (1-1).
Paris Saint-Germaini ka nëntë pikë pas tri xhirosh, derisa Olympiakosi dhe Benfica kanë nga katër pikë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/10/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































