Në Parc des Princes zhvillohet derbi i madh francez, i njohur si ‘Le Classique’, ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Olympique de Marseille.
Lideri i Ligue 1 ka 71 pikë, 12 më shumë se kundërshtari i sotëm (e diel) që mban vendin e dytë në renditje.
Strategët Mauricio Pochettino dhe Jorge Sampaoli i kanë caktuar lojtarët që do të jenë pjesë e formacioneve fillestare.
Formacioni startues i Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Danilo Pereira, Verratti, Gueye; Messi, Mbappe, Neymar.
Formacioni startues i Olympique de Marseille: Pau Lopez; Rongier, Saliba, Caleta-Car, Luan Peres; Guendouzi, Kamara, Gueye, Gerson; Cengiz Under, Payet.
/Telegrafi/