Site icon Telegrafi

PSG dhe Barça rifillojnë bisedimet për Neymar, kampioni i Francës kërkon yllin e madh të katalunasve

Neymar vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Por problemi më i madh i katalunasve mbetet çështja e pagesës, duke qenë në krizë financiare.

Në anën tjetër Neymar i ka bërë të qartë PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën dhe se qëllimi i tij është të rikthehet në Camp Nou.

Barcelona e ka njoftuar kampionin francez se nuk ka para për të shpenzuar për Neymar, por dëshiron që ta rikthejë atë në kataluni vetëm nëpërmjet një shkëmbimi.

Kampioni në fuqi i Spanjës i ka ofruar dyshen franceze Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga PSG.

Parisienët i kanë bërë të qartë Barcelonës se nëse e duan Neymarin atëherë duhet ta përfshijnë në marrëveshje francezin Antoine Griezmann.

Drejtuesit e dy klubeve janë duke zhvilluar negociata, ndërsa pas kalimit të pandemisë është bërë me dije se do të kenë takim.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo pritet të takohet me Eric Abidal për të vendosur rreth fatit të Neymar, pasi braziliani me çdo kusht dëshiron kalimin në Barcelonë.

Edhe kryeqytetasit francez duket se janë pajtuar se nuk do të marrin para nga Barcelona dhe shkëmbimi është e vetmja zgjidhje për transferimin e Neymar në Barcelonë. /Telegrafi/

Exit mobile version