Spartak Ngjela
Politika serbe duket e trembur dhe ka ulur kokën për të përcaktuar kufijtë definitivë mes saj dhe Kosovës. Domethënë ka pranuar më në fund njohjen e Kosovës. Atëherë?
I.
Pse është kaq e shqetësuar politika shqiptare për Serbinë? Historia e Shqipërisë ka qenë njëherësh: hidhërim shoqëror, sakrificë e patriotëve dhe ligësi e maskarallëk i të shiturve të saj.
Po kjo zhurmë ç’është? Të gjithë janë të shqetësuar, por të acaruar duken të shiturit. Janë të mërzitur antishqiptarët e korruptuar që flasin shqip, se kishin shpresë të ndalonin rindërtimin e shtetit real të të gjithë shqiptarëve. Është demokracia dhe vendosja e drejtësisë në Shqipëri që i tremb, por që edhe i ka bashkuar kundër interesit shqiptar. Por, a flitet realisht për shkëmbim territoresh? Jo, Kosova nuk ka territore serbe dhe është marrë me luftë si entitet kushtetues .
Por, politika e lartë serbe, me vuajtje nga humbja, është më e aftë se politikanët tanë në Tiranë, tani sundues të përkohshëm, që nuk kanë lidhje fare me Shqipërinë, me Kosovën dhe me shqiptarët. Kurse Vuçiqi dhe stafi i tij politik është shumë më i aftë. Dallimi midis tij dhe Saliut e Ramës qëndron te fakti që Vuçiq po mbron interesin e vendit të tij, duke sakrifikuar ose duke vënë në rrezik karrierën e tij, kurse të dy birboret tanë shesin interesin kombëtar në Moskë dhe në Stamboll për të garantuar karrierën e tyre korruptive.
Turp historik, sigurisht, por që do të jetë më e pakta për të dy. Ka një Kusht amerikan për pavarësinë e Kosovës; por edhe një kusht të Bashkimit Evropian. Më qartë: Vuçiq e ka politikën amerikane kundër, se ajo është me shqiptarët dhe vetë Vuçiqi është pasardhës i pushtuesve të territoreve shqiptare. Por Vuçiqi ka pranuar nënshtrimin. Kurse të dy sunduesit e përkohshëm të Shqipërisë, të bashkuar tani, Rama-Berisha, janë kundër politikës amerikane. Vuçiqi e bën pranimin e kushtit amerikan nga shqetësimi për të ardhmen e vendit dhe popullit të tij, kurse të dy të ikurit tanë e kanë antiamerikanizmin e tyre nevojën për të mbajtur më çdo kusht pushtetin e tyre korruptiv.
II.
Duke e arsyetuar edhe një herë sot qëndrimin e vet rreth caktimit të kufijve me Kosovën, Vuçiqi ka theksuar se “Kosova është territori që nuk dihet kush dhe si e trajton, dhe si e tillë gjithmonë mbetet burim i konflikteve të mundshme”. Domethënë Vuçiqi është i qartë, sepse e di historinë dhe, e di gjithashtu se, nëse nuk e pranon kushtin amerikan tani, politika amerikane mund fillojë të “gërmojë” realisht më tej në histori. Por nëse fillon ky proces me forcën amerikane, Serbia, e cila është ngritur si shtet krejt e krejt me territore të pushtuar, shkon drejt shpërbërjes. Pikërisht këtu fillon precizioni i faktit të territorit shqiptar të Kosovës.
Domethënë këtu fillon çështja e territorit shqiptar të Preshevës, e të tjerave vende që banohen nga shqiptarët në Serbi. Vuçiqi kuptohet se është i qartë për kushtin amerikan, sepse ai e thotë hapur që, “po nuk i lanë të gjitha territoret shqiptare, rrezikojmë Serbinë”. Dhe sigurisht që është kështu, se aty ka edhe Vojvodinë hungareze, edhe etni të tjera të pushtuara. Prandaj, ku flitet më këtu për mosdorëzimin e të gjitha territoreve shqiptare? Kjo më në fund është arsyeja e nënshtrimit të politikës serbe, se ajo u gjend midis dy alternativash: ose shpërblejë, ose njohjeve Kosovës dhe dorëzim i të gjitha territoreve shqiptare.
III.
Nuk e shihni që nga kushti amerikan për Shqipërinë territoriale në Ballkanin Perëndimor është shqetësuar deri në marrëzi dhe vetë Erdogani. Po ky çfarë ka që flet me serbët kundër Shqipërisë territoriale? Madje ky profan historik na përmend si një të keqe botërore dhe Shqipërinë e Madhe – dhe është gjithë frikë. Po kush pyet për të! Kurse Rama me brekushe e ka mendjen tek Erdogani për të mposhtur Amerikën në Ballkan. E kuptoni kush është kryeministri me brekushe i Shqipërisë? Një njeri trembur që mendon se mund të mundë Amerikën me Perandorinë Osmane të imagjinuar në jerm nga Erdogani. (!) Gjithsesi, gjithçka sigurisht që po ecën me revan drejt identitetit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Të paktën Vuçiqi e ka kuptuar dhe kërkon të shpëtojë nga një rrezik i madh për vendin e tij. Kurse këta shqiptarë të korruptuar nuk po lënë gur pa luajtur kundër politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor dhe kundër interesit shqiptar.
Por, janë duke punuar në vakum, dhe në një të ardhme të afërt do ta kenë shumë keq. Kushti amerikan për Kosovën nuk ndërron, përkundrazi mund edhe të thellohet nëse Presidenti serb nuk do ta ketë aftësinë bindëse ndaj hordhive të politikës pushtuese serbe. Gjithsesi bashkimi i të gjithë shqiptarëve të Ballkanit Perëndimor në një entitet federativ, tani po kuptohet se është në rrugën e vet të historisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim