Ekspertët shpjegojnë pse detergjenti dhe zbutësi nuk mjaftojnë, nga temperatura e ujit, te tharja dhe mirëmbajtja e rrobalarëses

Me siguri që të paktën një herë, ose ndoshta edhe tani, i keni bërë disa nga këto gabime gjatë larjes së rrobave, gabime të zakonshme, që sipas ekspertëve duhet patjetër t’i korrigjoni.


Rrobat tuaja do ta ruajnë formën dhe ngjyrën më gjatë dhe do të konsumohen më ngadalë, nëse i lani me temperatura më të ulëta. Përveç kësaj, uji i vakët ose i ftohtë pastron po aq mirë sa ai i nxehtë, mjafton që rrobalarësja të jetë e mirëmbajtur dhe detergjenti të jetë cilësor.

Lani me temperatura më të ulëta

Rrobat do ta ruajnë formën dhe ngjyrën më gjatë dhe do të konsumohen më ngadalë nëse i lani me ujë të ftohtë ose të vakët. Uji i nxehtë nuk është gjithmonë i nevojshëm edhe uji i vakët ose i ftohtë mund të pastrojë po aq mirë, nëse keni një rrobalarëse të mirëmbajtur dhe detergjent cilësor.

Vetëm disa artikuj, si çarçafët ose pecetat e kuzhinës, mund të lahen në 90°C për dezinfektim. Gjithçka tjetër mund të lahet në temperatura më të ulëta.

Shumë detergjent ose zbutës

Teprica e detergjentit mund të bllokojë ndarësen e tij në rrobalarëse dhe të shkaktojë erë të pakëndshme. Edhe zbutësi i tepërt e bën më të vështirë shpëlarjen e rrobave. Lexoni me kujdes dozën e rekomanduar në paketim dhe përdorni enën matëse. Nëse rrobat janë shumë të ndotura, përdorni ciklin e posaçëm për larje intensive ose aktivizoni dy cikle rresht, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Përdorni zbutës për çdo lloj materiali

Zbutësi i rrobave i jep pëlhurës një ndjesi më të butë dhe e bën hekurosjen më të lehtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai ul aftësinë përthithëse të materialit. Prandaj nuk këshillohet për peshqirë, veshje sportive ose produkte nga mikrofibra, elastan apo spandeks.

Larja e tepruar e xhinseve

Prodhuesit e xhinseve kanë një mendim të qartë: rekomandojnë që xhinset të mos lahen shpesh në rrobalarëse për të ruajtur ngjyrën sa më gjatë. Nëse nuk jeni gati ta ndiqni këtë këshillë plotësisht, intervali optimal mes dy larjeve është nga dy muaj deri në gjysmë viti, në varësi të shpeshtësisë së përdorimit dhe karakteristikave individuale.

Tharja e gabuar

Tharja e papërshtatshme dëmton rrobat po aq sa larja e gabuar. Disa këshilla për ta shmangur këtë:

- Mos e teproni me tharësen automatike; ajo i bën rrobat të konsumohen më shpejt dhe të zbehin ngjyrën. Për rrobat delikate ose të thata, shmangeni plotësisht.
- Mos i varni rrobat prej trikotazhi ose leshi në tel, sepse humbin formën. Shtrijini mbi një peshqir në një sipërfaqe të sheshtë.
- Para se t’i varni për tharje, tundini rrobat mirë për të shmangur rrudhosjen.

Mirëmbajtja e dobët e rrobalarëses

Papastërtitë, mbetjet e detergjentit dhe gjithçka tjetër që grumbullohet në rrobalarëse me kalimin e kohës mund të transferohen tek rrobat, duke shkaktuar aromë të pakëndshme ose njolla të bardha. Për ta shmangur këtë, ndiqni disa rregulla të thjeshta:

- Zbrazni rrobalarësen pas çdo larjeje.
- Pas çdo larjeje, pastroni mbetjet e detergjentit nga goma e derës.
- Thani rregullisht ndarësen e detergjentit.
- Një herë në muaj, aktivizoni një cikël “bosh” me detergjent dhe dezinfektues.

/Telegrafi/