Pse ndonjëherë qeshim në kohë të papërshtatshme? A duhet gjykuar kjo sjellje

Ja pse mund të ndodhë
Ka raste kur mund të gjendemi duke qeshur në situata ku humori duket jashtë vendi, madje edhe i papërshtatshëm. Ndonjëherë, gjatë momenteve të vështira apo në raste të trishtueshme, mund të na shpëtojë një e qeshur e papritur, duke na vënë në një situatë të sikletshme.
Kjo sjellje e çuditshme shpesh ndodh për shkak të një mbingarkese emocionale që ndiejmë brenda vetes.
Kur përballemi me emocione të forta, trupi ynë mund të reagojë në mënyra të papritura, duke shfaqur ndjenja të kundërta me ato që po përjetojmë. Në vend që të shfaqim trishtim ose shqetësim, mund të shpërthejmë në të qeshura, si një mënyrë për të përballuar tensionin emocional.
Sipas psikologëve, kjo ndodh sepse qeshja në momente të vështira mund të jetë një mekanizëm natyror për të rregulluar emocionet tona.
Kur përjetojmë një situatë që na mbingarkon emocionalisht, një e qeshur mund të ndihmojë në uljen e intensitetit të emocioneve negative, duke krijuar një lloj balancimi emocional.
Ky proces, i njohur si “downregulation”, mund të sjellë përfitime, duke ulur stresin dhe tensionin në trupin tonë.
Oriana Aragón, një profesore e psikologjisë sociale në universitetin “Clemson”, tha se këto emocione të çuditshme duket se kanë edhe përfitime shoqërore.
“Ato mund të kenë një vlerë të rëndësishme në koordinimin ose krijimin e ndërveprimeve mes qenieve shoqërore,” u shpreh ajo.
Përveç përfitimeve emocionale, të qeshurit në momente të papërshtatshme mund të ketë edhe një funksion social. Mund të ndihmojë në krijimin e një koordinimi më të mirë mes individëve në një situatë të vështirë.
Për shembull, kur një person qesh gjatë një momenti që duhet të jetë i trishtuar, ai mund të ofrojë një sinjal për të tjerët se është e nevojshme të lehtësohet tensioni, duke sjellë kështu një ndjenjë lehtësimi në grup.
Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë se këto reagime janë të pavullnetshme dhe nuk tregojnë mungesë ndjeshmërie. Ato janë thjesht një mënyrë se si trupi dhe mendja jonë përpiqen të përballen me situata që janë emocionalisht të vështira për t’u përballuar, citon Anabel.
Në vend që të gjykojmë veten ose të tjerët për këto reagime, është më mirë të kuptojmë se këto janë mekanizma mbrojtës që ndihmojnë në menaxhimin e emocioneve të forta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania