Kur presidenti i kompanisë ajrore Vueling, Javier Sanchez-Prieto, rastësisht e përmendi gjatë një interviste se aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Leo Messi dhe kjo gjë ngjalli debat në rrjetet sociale.

Kjo pasi njerëzit dëshironin ta dinin arsyen se pse kjo ndodh, dhe nëse ishte një rast i një të drejte ekstreme për kapitenin e Argjentinës.


Sanchez-Prieto ishte duke e shpjeguar planin për ta zgjeruar aeroportin  El Prat të Barcelonës dhe rastësisht theksoi se arsyeja ishte: "Sepse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Leo Messi, gjë që është diçka, që nuk ka ndodhur kudo tjetër në botë”.

messi 6

Komenti morri vëmendje të madhe me shpejtësi në rrjetet sociale, me njerëzit që kërkuan të verifikojnë deklaratat e Sanchez-Prieto, se pse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Messit.

Siç pritej, përgjigjja ishte e shpejtë, aq e shpejtë se që Messi nuk kishte nevojë të fliste.

Kapiteni i Barcelonës jeton në komunën e Gavas, rreth 25 km larg Barcelonës dhe brenda Parque Natural del Garraf, një zonë e mbrojtur nga legjislacioni spanjoll mjedisor dhe që përmban florën dhe faunën e rrezikuar.

NEW Europe Spain TransportationAviation AeropuertoBarcelona

Prandaj, aeroplanët që mbërrijnë dhe largohen nga El Prat duhet të bëjnë një shmangie të vogël në Mesdhe për të anashkaluar zonën. /Telegrafi/