Kosova mbetet ndër vendet e rralla apo të vetmet, që ka më shumë votues të regjistruar sesa banorë.
Numri i qytetarëve më të drejtë vote, ku përfshihen personat mbi 18 vjeç, sipas listës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 890 mijë votues.
Përderisa numri i popullatës së Kosovës, sipas vjetarit statistikor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2016 është mbi 1 milion 783 mijë banorë.
Por, kjo listë, përbëhet nga popullsia e përgjithshme rezidente, ku nuk llogaritet numri i atyre që jetojnë jashtë Kosovës.
Një dallim kaq i madh mes listës së votuesve dhe numrit të banorëve, sipas njohësve të çështjeve politike dhe ekonomike, tregon se përqindjet që prezantohen rreth pjesëmarrjes së qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhje, nuk është i qëndrueshëm.
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Merovci tha për Radion Evropa e Lirë se besueshmëria e rezultateve të zgjedhjeve varet nga besueshmëria e listës së votuesve.
Duke e vlerësuar listën e votuesve të pasaktë, ai thotë se në këtë listë janë të përfshirë personat që kanë vdekur, mërgimtarët dhe numri i minoriteteve, konkretisht serbëve, që asnjëherë nuk dihet numri i saktë.
“Kjo nënkupton që, nëse KQZ-ja thotë se në zgjedhjet lokale kanë marrë pjesë rreth 44 për qind, atëherë ne lirisht mund të themi se mbi 60 për qind e votuesve kanë marr pjesë në zgjedhje, duke marrë parasysh diferencën e numrit të banorëve dhe votueseve”, thotë Merovci.
Edhe profesori në Fakultetin Ekonomik, Bashkim Bellaqa ish-drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, vlerëson se rreth 150 mijë banorë paraqiten më shumë në listat e votuesve, duke përfshirë edhe qytetarët që jetojnë në diasporë.
Bellaqa thotë se është i domosdoshme pastrimi i listave të votueseve nga personat e vdekur.
“Në qoftë se i analizojmë shifrat statistikore, duke e përdorur raportin e vlerësimit mbi popullsinë, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, duke iu referuar anketës së fuqisë punëtore, ku sipas asaj ankete jepet numri i popullsisë të moshës pune prej 15-64 vjeç, po ashtu duke përdorur edhe numrin e pensioneve bazë dhe atyre kontribut-pagues, del se në Kosovë më të drejtë vote janë mbi 1 milion e 700 mijë banorë. Do të thotë mbi 145 mijë votues janë më tepër”, thotë Bellaqa.
Ndryshe, në bazë të vjetarit të Agjencisë së Statistikave, numri i personave nën moshën 18 vjeçare, që nuk kanë të drejtë vote, paraqitet mbi 375 mijë veta (duke përfshirë këtu numrin e fëmijëve në institucionet parashkollore, në shkollat fillore dhe të mesme për vitin 2016/2017).
Po ashtu në vitin 2016, sipas të dhënave zyrtare, thuhet se numri i vdekjeve ishte rreth 8 mijë e 500 qind persona.
Kurse, në regjistrimin e diasporës, proces i nisur nga autoritetet e Kosovës vite më parë, deri në shtator të vitit të kaluar, janë regjistruar mbi 400 mijë qytetarë.
Në anën tjetër, Adnan Merovci thotë se diferenca në mes numrit të banorëve dhe listës së votueseve duhet të shihet si brengosëse, pasi siç thotë ai, ky numër është potencial i manipulimit.
“Lufta për të eliminuar këtë, bazohet shumë në vullnet politik. Ne gjithë kohën flasim për reformë zgjedhore, por kur vjen koha e reformës është dje nuk është sot. Por, ne heshtim. Shkojmë në zgjedhje, fillojmë fushata, bëjmë shumë shkelje edhe ligjore. Dhe, kur përfundojnë zgjedhjet ne flemë. Kur them ne, e kam fjalën për subjektet politike, për shoqërinë civile sepse edhe kjo e fundit duhet të thotë fjalën e vetë”, shprehet Merovci.
Sa i përket numrit të listës se votueseve edhe Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga autoritetet kompetente që në të ardhmen, certifikatat e vdekjes të lëshohen në mënyrë automatike dhe jo me kërkesë të familjarëve, siç veprohet aktualisht në Kosovë.
Kurse, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale, pasi nuk i përket KQZ-së. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës