LAJMI I FUNDIT:

Pse kërkon pavarësi Katalonia?

Pse kërkon pavarësi Katalonia?

Ata përbëjnë vetëm 16% te popullsisë, por janë një nga rajonet më të rëndësishëm të Spanjës.

Katalanasit, rreth 7.5 milionë banorë sigurojnë 20% të prodhimit ekonomik të të gjithë shtetit spanjoll.

Më shumë se 25% e eksporteve spanjolle vijnë nga Katalonia, ndërsa 20% e investimeve të huaja shkojnë aty.


Pikërisht, ekonomia e fortë e rajonit është një nga treguesit për popullin katalanas që të formojë një shtet sovran.

Të zhgënjyer nga autonomia e çalë, si dhe me vitet e recesionit dhe shkurtimet në shpenzimet publike, katalanasit mbajtën një votim jozyrtar mbi pavarësinë në nëntor të vitit 2014.

Kriza ekonomike që goditi Spanjën bëri që kërkesa për pavarësinë katalanase të forcohej në vitet e ardhshme.

Ata kanë një histori, kulturë dhe gjuhë të dallueshme. Në vitin 1931, kur Spanja u bë Republikë, Katalonjës iu dha një autonomi më e madhe politike brenda kufijve të shtetit.

Një statut i vitit 2006 i dha fuqi edhe më të mëdha, por Gjykata Kushtetuese e Spanjës ktheu shumë nga ky statut në vitin 2010, ç’ka rriti zemërimin e autoriteteve rajonale.

Separatistët fituan zgjedhjet në 2015 dhe vendosën të punonin në mbajtjen e një referendumi të detyrueshëm, duke sfiduar Kushtetutën, ku thuhet se Spanja është e pandashme.

Parlamenti katalanas miratoi ligjin për shkëputjen më 6 Shtator dhe sipas tij, qeveria katalanase, duhet të deklarojë pavarësinë brenda 48 orëve të votimit Po, për shkëputjen.

Rreth 1.6 milionë njerëz jetojnë në Barcelonë, kryeqyteti i Katalonjës, që është një nga destinacionet më të famshme turistike në Europë. /tvklan.al/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori