Site icon Telegrafi

Pse Jurgen Klopp ka ‘frikë’ nga ylli i Liverpool, Darwin Nunez, pas golit të tij të bukur ndaj Bournemouth

Jurgen Klopp ka ‘frikë’ nga nivelet që mund të arrijë Darwin Nunez pas golit mahnitës të yllit të Liverpoolit kundër Bournemouth.

Uruguaiani erdhi nga stoli për të vendosur fitoren me rezultat 2-1 në Carabao Cup në Vitality Stadium të mërkurën mbrëma.

Ky ishte goli i shtatë i 24-vjeçarit këtë sezon në të gjitha garat, plus ai ka bërë edhe katër asistime.

Gjatë gjithë sezonit 2023-24, ritmi i tij, forca dhe linjat e vrapimit kanë shkaktuar probleme në mbrojtje dhe tani trajneri Jurgen Klopp beson se potenciali i tij është i madh.

“Anglishtja e tij tani është shumë më mirë. Gjithçka është ndryshe, ai është në një moment shumë të mirë, dhe ky është ende vetëm fillimi”.

“Mund të vazhdojë gjatë. Kam frikë nga nivelet e larta që ai mund të arrijë”, ka thënë Klopp.

Nunez iu bashkua Liverpoolit në vitin 2022 nga Benfica për një shumë që mund të arrijë afër 100 milionë eurove me bonuse, por pikëpyetje janë ngritur për aftësinë e tij pasi shënoi vetëm nëntë gola në Ligën Premier sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version