Joshja e mediave sociale është e fortë edhe ndaj atyre që e duan librin
Titulli “Mediat sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit”, e zgjedhur nga kritikja e librit dhe autorja Mia Levitin për artikullin e saj të ri në “Financial Times”, përshkruan shkurt “betejën” që të gjithë ne kemi jetuar vitet e fundit, edhe ata prej nesh që më parë e deklaronim veten “krimb të librave”, pasi tani po luftojmë për të lënë mënjanë celularët dhe të shijojmë leximin e një libri.
Mia Levitin argumenton se edhe studentët e Letërsisë kanë ndaluar së lexuari libra sot, ose të paktën i lexojnë ato shumë më rrallë se në të kaluarën. Ajo citon një sondazh të fundit (Reading Agency), sipas të cilit përqindja e të rriturve që lexojnë sot në Britani është përgjysmuar, nga 58% në vitin 2015, por ky është tanimë një fenomen universal.
Gara “libra kundër mediave sociale” është padyshim e pabarabartë. Jo vetëm që mediat sociale janë krijuar për të shkaktuar shpërthime të përsëritura të dopaminës, hormonit të lumturisë në trurin tonë – dhe në disa raste është krijuar një varësi, siç shpjegon neuroshkencëtarja Maryanne Ëolf.
Të lexuarit është një aftësi e fituar, të cilën e kultivojmë përmes të mësuarit.
Pra, leximi i një libri është, me të vërtetë, i mundimshëm, siç mund të kemi kuptuar nga përvoja jonë, por ia vlen.
Studimet konfirmojnë se ata që lexojnë rregullisht raportojnë nivele më të larta të mirëqenies dhe kënaqësisë nga jeta, plus gjumë më të mirë, përqendrim dhe kreativitet. Ne nuk kemi nevojë as të kemi pafund kohë të lirë në dispozicion për të përfituar nga efekti i dobishëm i leximit: një studim tregoi se gjashtë minuta në ditë janë të mjaftueshme për të reduktuar stresin tonë me dy të tretat.
Terapistja Ella Berthoud ofron këshilla për të filluar (ri)ushtrimin e “muskujve” tanë të leximit nëse ndihemi sikur ata i ka zënë ngërçi.
Ne mund të testojmë nëse librat audio na përshtaten, të fillojmë me tekste të shkurtra si përmbledhje tregimesh, novela, libra me shënime dhe novela grafike, por edhe t’i japim vetes motivim, për shembull për të nisur, së bashku me vitin e ri, një kalendar leximi ose një kënd të bukur leximi në shtëpi.
Ne gjithashtu mund të bashkohemi me klubet e leximit (po, ato ekzistojnë ende, dhe me njerëz të të gjitha moshave), të cilat do të na motivojnë të përfundojmë librin në kohë për të diskutuar në takimin e tyre të ardhshëm dhe të na sjellin në kontakt me njerëz me interesa të përbashkëta, citon Anabel.
Dhe nëse nuk mund të imagjinojmë një ditë të vetme të jetës sonë pa internet, le ta shohim leximin sikur po zhytemi në këtë botë, analoge, pa njoftime dhe reklama të vazhdueshme që të na ndërpresin vëmendjen, teksa ne vazhdojmë udhëtimin drejt lumturisë të pashqetësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fisi indigjen në rrezik: Jetojnë në pyje të pashkelura, pa kontakt me qytetërimin dhe tani po bëjnë thirrje për ndihmë

Si të dekoroni shtëpinë tuaj me pasqyra, një nga aksesorët më të preferuar të enterierit

‘Divorci i gjumit’ mund të ndihmojë në ruajtjen e një marrëdhënieje dashurie të shëndetshme dhe të qëndrueshme

Fisi indigjen në rrezik: Jetojnë në pyje të pashkelura, pa kontakt me qytetërimin dhe tani po bëjnë thirrje për ndihmë

Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

Tri mënyra të lehta për ta hequr çamçakëzin nga rrobat
Letrat erotike, një marifet tjetër për të ngjallur dëshirën seksuale
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje