Mesatarisht femrat shikohen në pasqyre mbi 70 herë brenda një dite
Dhe nuk është befasi, pasi që duhet të bëhemi gati, të sigurohemi se i kemi flokët në rregull dhe ta vëmë makijazhin.
Por, pastaj dikush jua bën një fotografi dhe dukeni tmerrshëm, thuajse jeni dy persona të ndryshëm në foto dhe në pasqyre.
Megjithatë, relaksohuni, nuk jeni e vetmja që ndiheni kështu.
Në fakt, ka edhe shpjegim shkencor për këtë, transmeton Telegrafi.
Pasqyra na përmbysë
Çfarë shohim kur e shikojmë veten në pasqyre nuk është realitet – reflektimi i pasqyrës është version i përmbysur i asaj se si dukemi vërtet.
Dhe pasi që shikohemi në pasqyre çdo ditë, ne jemi të mësuar me ndjenjën e versionit të përmbysur. Kështu nëse nuk e shihni veten shumë shpesh në fotografi, ju vërtet nuk e dini se si dukeni, prandaj është në rregull nëse tronditeni pak.
Kontrolli i menjëhershëm
Kur shikojmë në pasqyre, ne kemi kontroll të plotë dhe të menjëhershëm. Nëse nuk na pëlqen këndi, ne reagojmë menjëherë duke e ndryshuar fytyrën dhe duke e korrigjuar mënyrën si qëndrojmë, por edhe duke e ndryshuar shprehjen e fytyrës për të formuar pamje më të kënaqshme.
Kur vjen fjala për fotografitë, ne e shohim veten pasi të është bërë fotografia.
Ndriçimi ka rëndësi
Truri funksionon në atë mënyrë sa nuk i vërejmë dallimet e ndriçimit kur shikojmë në pasqyre sepse truri automatikisht e barazon atë dhe na shfaq fytyrën tonë afër asaj se çfarë jemi mësuar të shohim.
Kamera nuk funksionon në këtë mënyrë dhe i kap të gjitha nuancat dhe hijet.
Në pasqyre shohim vetëm detaje të caktuara
Kur shikojmë në pasqyre, zakonisht fokusohemi në një pjesë të caktuar të fytyrës, siç janë buzët, hunda, sytë, etj. dhe nuk e perceptojmë se si duken të gjitha së bashku.
Kur shikojmë në fotografi, ne të gjitha i përjetojmë menjëherë dhe e gjykojmë ë performancën: mënyrën e qëndrimit, shprehjen e fytyrës dhe çdo gjë tjetër që nuk i kemi kushtuar vëmendje.
Fytyrat tona jonë asimetrike
Askush nuk ka fytyrë absolutisht simetrike. Ne jemi mësuar ta shohim veten në një apo disa kënde të caktuara dhe shpesh mendojmë se njëra anë e fytyrës është e njëjtë me tjetrën. Kjo është arsyeja pse ndihemi si person krejt tjetër kur e shohim veten në fotografi dhe ndihemi më pak joshës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit