E pranoj, e kam ndryshuar mendimin. Për një kohë të gjatë e kuptoja shumë mirë hezitimin e kancelarit Scholz për të mos dërguar armë të rënda në Ukrainë. Dhe, mund ta kuptoj shumë mirë shqetësimin, se Gjermania apo e gjithë NATO-ja përmes dorëzimit të armatimeve të caktuara përfshihen në luftë. Të mos harrojmë se politikanët rusë kanë kërcënuar me këtë, dhe presidentin Putin ka luajtur madje edhe me mundësinë nukleare. Pra, ka arsye për të vepruar me mençuri ndaj Rusisë.
Problemi është ky: Putini e di këtë. Më shumë se kaq, ai e ka llogaritur këtë që nga fillimi. E, në një kohë kur Ukraina lufton për jetën dhe lirinë me dëshpërim, ushtria ruse shkatërron sistematikisht shtëpitë dhe infrastukturën civile. Po kryhen krime lufte, para derës sonë!
Parë nga shifrat e larta të superioritetit ushtarak rus apo shfrenimin se si zhvillohet lufta nga Rusia, duhet thënë se ushtria ukrainase ia ka dalë shumë mirë të mbrohet, madje të marrë edhe territore. Kjo ka ndodhur falë ndihmës ushtarake perëndimore. Por, kundërofensiva ukrainase me sa duket po mbërrin në kufijtë e saj, ndërkohë që ka filluar një luftë mbrojtëse në fronte. Rusia mund të durojë më gjatë me këtë formë lufte. Por, edhe pa luftime të rënda të përditshme, çdo ditë është një ditë vuajtjeje për popullatën civile. Të mos harrojmë edhe një ditë në të cilën bota mund t’i drejtohet problemeve më urgjente, për shembull luftës kundër urisë që ka marrë përmasa të mëdha me luftën në Ukrainë.
Në kohën e një situate gati ushtarake për momentin, në kohën e ngushticave të furnizimit me energji dhe inflacionit në shumë vende mbështetëse të Ukrainës, janë shtuar thirrjet për aktivizimin e diplomacisë: Duhet që të negociohet për paqen! Një gjë është e qartë: Nëse Ukraina negocion tani, atëherë ajo do të marrë një paqe të diktuar nga Rusia. Siç tha edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në intervistë me Deutsche Wellen. “Kur presidenti Putin të ndalë veprimet luftarake, ka paqe. Nëse Ukraina ndal së luftuari, ajo nuk do të ekzistojë më si shtet i pavarur.” Prandaj, diplomacia dhe ndihma ushtarake nuk janë kundërthënëse, por plotësojnë njëra-tjetrën. Ukraina duhet të negociojë nga një pozicion i fortë, këtë ajo nuk e ka ende.
Sipas ekspertëve ushtarakë, tanket luftarake perëndimore do të bënin dallimin e madh, pasi me to Ukraina në vend që të ruajë vetëm pozicionet e saj, mund të hynte në zonat e pushtuara ukrainase. Sipas Putinit, këto territore janë ndërkohë rajone të Rusisë, Çfarë do të ndodhte nëse Rusia ndërhyrjen ukrainase me tanke perëndimore do ta shihte si hyrje në luftë të vendeve që i kanë dërguar këto tanke. Përgjigja është: Putini mund ta interpretojë çdo gjë si të dojë. Ai mund të interpretojë si fillim lufte edhe gjëra të tjera. Por, Perëndimi nuk duhet të bëhet i varur prej kësaj; e drejta ndërkombëtare është në anën e ukrainasve dhe mbështetësve të saj, sepse ky vend po mbrohet kundër një agresori.
Kjo rrugë nuk është pa rreziqe. Por, rruga tjetër, ajo e përmbajtjes dhe hezitimit është edhe më e rrezikshme. Putinit dhe imituesve të tij potencialë ajo do t’i tregonte se mund të fillojë një sulm kundër një vendi dhe se nuk ka pasoja. Atëherë, objektivat e ardhshme të tij do të ishin Moldavia dhe shtetet baltike.
Ndaj, hezitimi në dërgimin e tankeve luftarake nuk është më me vend, nëse ka qenë ndonjëherë qëndrimi i duhur. Për sa kohë që asnjë vend tjetër perëndimor nuk do të dërgojë tanke luftarake, Scholz mund të thoshte se ai nuk do veprime të veçuara gjermane. Tani Britania e Madhe del në pararojë me dërgimin e tankeve Challenger, pavarësisht se kush e ndjek nga pas. Shtete të tjera, si Polonia dhe Finlanda, do të dërgonin menjëherë tanke Leopard, nëse Gjermania i lejon, sepse Berlini ka të drejtën e dhënies së lejes për tanket e veta luftarake. Dhënia e një lejeje të tillë do të ishte më e pakta që mund të bënte qeveria federale. Por, ajo ende refuzon. Kundër dërgimit të tankeve nga Gjermania mund të vlejë si argument vetëm aftësia mbrojtëse e vendit, por asnjë arsye tjetër diplomatike, strategjike dhe morale.
Dërgimi i tankeve luftarake duhet kryer për arsye ushtarake; mbështetet nga e drejta ndërkombëtare dhe është sinjali vendimtar ndaj Putinit dhe aleatëve të tij se vendet perëndimore qëndrojnë të bashkuara për lirinë. Qeveria federale nuk mund të presë shumë gjatë, ndryshe ajo rrezikon të humbasë besueshmërinë. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kurti_Grenell.jpg)
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-icc-sanction-780x439.jpg)
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër