LAJMI I FUNDIT:

Pse gënjeshtrat ndaj fëmijëve nuk janë një zgjidhje

Pse gënjeshtrat ndaj fëmijëve nuk janë një zgjidhje

Së fundmi, një mënyrë “kreative” për të shmangur situatat sfiduese me fëmijët po bëhet virale: përdorimi i inteligjencës artificiale për të sajuar përgjigje dhe për të gënjyer

P.sh. disa prindër simulojnë një telefonatë ku një “zë autoritar” nga AI thotë se diçka nuk është e mundur – si p.sh., se lodra e preferuar nuk është më në shitje apo se një vend i dëshiruar është mbyllur.

Në pamje të parë, kjo mund të duket si një zgjidhje e shpejtë dhe praktike. Por, a është kjo vërtet një mënyrë efektive dhe e shëndetshme për të përballuar sfidat prindërore?


Gënjeshtrat ndaj fëmijëve kanë pasoja serioze

Sipas studimeve, gënjeshtrat prindërore ndikojnë negativisht në marrëdhënien prind-fëmijë dhe lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të sjelljeve të pandershme te fëmijët. Kur një fëmijë e kupton se prindi ka zakon të gënjejë, ai priret të imitojë këtë sjellje në mjediset e veta sociale. Për më tepër, kjo mund të çojë në vështirësi emocionale dhe në uljen e ndjeshmërisë ndaj ndershmërisë.

Në vend që t’i mësoni fëmijës se gënjeshtrat janë një mënyrë për të shmangur situatat e sikletshme, detyra juaj si prind është t’i mësoni atij se si të përballet me zhgënjimet dhe emocionet.

Të thuash “Jo” nuk është gjithmonë e gabuar

Është më e lehtë të shmangësh një krizë emocionale te fëmija duke përdorur një truk si ky, por mësimi i sjelljeve të gabuara apo refuzimi i një dëshire janë të domosdoshme për zhvillimin e fëmijës. Në fakt, janë një mundësi për t’i mësuar fëmijës aftësi të reja si:

Identifikimi i emocioneve: P.sh., “Je i zemëruar sepse doje të haje makarona dhe kjo është në rregull.”

Menaxhimi i zhgënjimit: Duke u treguar fëmijëve se ndjenjat e pakëndshme janë të përkohshme dhe jo të rrezikshme.

Ndërtimi i empatisë dhe ndjeshmërisë: Kur prindi i qëndron pranë fëmijës në një situatë sfiduese, ai ndihmon në forcimin e lidhjes emocionale dhe zhvillimin e vetëkontrollit, citon Anabel.

Nëse një fëmijë shpërthen sepse nuk mund të marrë atë që dëshiron, ky nuk është një dështim prindëror. Përkundrazi, është një mundësi për të treguar qetësi, empati dhe udhëzim. Gënjeshtrat mund të duken si një “shpëtim i shpejtë”, por në planin afatgjatë, ato pengojnë zhvillimin emocional të fëmijës dhe marrëdhënien tuaj me të.

Refuzimet nuk janë një gabim në sistemin e tyre të zhvillimit – janë pikërisht mekanizmi përmes të cilit ata mësojnë si të përballojnë jetën. Dhe për këtë, ata kanë nevojë për prindër të pranishëm, të ndershëm dhe të durueshëm. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Këshilla Estetike
Kalo në kategori