Nga: Mauro Bonazzi
Një epidemi e padeshifrueshme; shumë të vdekur; dhe vendime të vështira për t’u marrë. Kështu fillon “Iliada”, teksti i parë letrar i qytetërimit evropian. Agamemnoni, mbreti i ekspeditës ushtarake të grekëve kundër Trojës, kishte marrë si plaçkë lufte bijën e një prifti – Kriseidën. Dhe, prifti Krise i ishte lutur Zotit të tij që ta ndihmonte, kur mbreti Agamemnon kishte refuzuar që ta rikthente. U tha, u bë! Agamemnoni kishte guxuar të fyente një Perëndi? Apollo e kishte ndëshkuar menjëherë, duke lëshuar në vendfushimin e ushtrisë greke shigjetat e tij të helmatisura “Murtaja e ligë pllakosi në fushë”, “Nuk ndaleshin zjarret në turrat e druve ku digjeshin të vdekurit”. Vetëm nëse dorëzonte Kriseidën, do t’i shpjegonte Kalkanti, perëndia do të qetësohej. Është momenti kur shpërthen problemi i Iliadës. Kriseida ishte robinjë e Agamemnonit: duke privuar veten nga ajo, ai do të kishte më pak se luftëtarët e tjerë. Dhe, kjo ishte e papranueshme. Si të bëhej? Sigurisht që vajza duhej të kthehej te babai i saj. Po Agamemnoni?
Janë histori aktuale, nëse kupton skemën mbi të cilën janë ndërtuar. Rrëfimi artikulohet në fakt përgjatë dy linjave, njëra vertikale dhe tjetra horizontale, si dhe dy koncepteve mbi drejtësinë. Linja vertikale ka të bëjë me marrëdhënien mes njerëzve dhe perëndive; ajo horizontale ka të bëjë me marrëdhënien mes vetë njerëzve. Është drejtësia hyjnore, ndëshkimi që pashmangshmërisht godet qeniet njerëzore kur shkelin kufijtë që u janë vendosur; dhe një drejtësi njerëzore që ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit organizojnë marrëdhëniet e tyre reciproke. Ngjajnë si dy çështje të ndryshme: krejt papritur zbulohet se janë ngushtësisht të ndërthurura mes tyre. Si mund të organizohet në mënyrë të barabartë bota e njerëzve, pa bërë padrejtësi kundrejt perëndive? Mjaft të ndryshosh krahët e natyrës, dhe problemet e Agamemnonit bëhen edhe tonat.
Përdhosja e natyrës ka një çmim që herët a vonë na duhet ta paguajmë. Ashtu si heronjtë homerianë, edhe ne shpresonim që të zgjidhnim problemet tona, të organizonim botën tonë duke shfrytëzuar realitetin që na rrethon. Nuk mundet. Ashtu si Apollo, edhe natyra herët a vonë do të reagojë – dhe neve nuk na mbetet veçse të gjunjëzohemi: nuk debatohet me këto fuqi superiore.
Është një ide që përsëritet vazhdimisht këto kohë, teksa virusi përshkon globin. Shfrytëzimi intensiv i burimeve natyrore po shkakton tronditje: është e domosdoshme të dëgjojmë natyrën dhe të ndryshojmë mënyrën tonë të të jetuarit, duke mësuar më në fund të pranojmë se nuk jemi zotër të botës. E vërtetë, por mësimi i “Iliadës” është një tjetër: problemi më urgjent nuk është marrëdhënia me mjedisin që na rrethon. Problemi është si të organizojmë botën tonë. Burimet janë të kufizuara: duhet të konsumojmë më pak, apo jo. Po konkretisht? Kush dhe si duhet të heqë dorë nga pjesa e vet? Përse kush ka, duhet të japë? Pra, si duhet të vazhdojmë? Për këtë duhet të flasim, siç e shpjegon Nestori, shumë këngë më vonë tek Iliada: pasi shumë heronj dhe shumë më tepër ushtarë të thjeshtë, kanë rënë në betejë. A nuk mund të gjendej një zgjidhje më herët?
Problemi mjedisor është një problem drejtësie politike. Homeri është një mjeshtër, nuk pëlqen të japë leksione. Duke u njohur dobësitë, ai i do të gjithë personazhet e tij, pa bërë dallime. Po të ishte këtu sot, do të mbështeste të gjithë ne, me shpresën që do ia dalim të sillemi me pakëz më shumë inteligjencë, se sa heronjtë e tij. /Burimi: Sette/Në shqip: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Publikohet projekti për restaurimin e Kalasë së Shkodrës

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Ndryshimet gjuhësore dhe pastërtia e shqipes

SOZIA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës